11.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

“Ndaloi fondet për blerjen e librave për bibliotekat e shkollave”/ Berisha nga Panairi i Librit: “Jam këtu për të dënuar politikën antilibër të Edi Ramës”

Kreu i PD-së Sali Berisha vizitoi sot Panairin e Librit dhe u ndal për gazetarët më pas duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ndaloi fondet për blerjen e librave për bibliotekat e shkollave.

“Sot në këtë panair, festival madhështor i librit, me gjeninë e tyre krijuese, ata janë kontributorët kyesorë në forcimin, shkëlqimin e identitetit tonë kombëtar. Asgjë nuk lidhet me identitetin e shqiptarëve më shumë se gjuha dhe libri e libri dhe gjuha.

Në këtë kontekst, kjo mori publikimesh shqiptare dhe të huaja në gjuhën tonë amtare, përbëjnë një arritje të re, për kulturën, letrat shqipe.

Por unë jam këtu për të dënuar politikën antilibër, antikombëtare të Edi Ramës, të këtij armiku të egër të librit, kulturës, të këtij antishqiptari që i futi buldozerët Teatrit Kombëtar, që mbuloi me ndërtime 120 objekte të trashëgimnisë kulturore, që po rrënon Butrintin dhe vlerat e tjera të mëdha.

Por jam këtu për të denoncuar qëndrimin antilibër të tij. Shqiptarët duhet ta dinë se libri këtu tatohet më shumë se kudo në Europë. Shqiptarët duhet ta dinë se ato përpjekje që u bënë për të krijuar, jetësuar bibliotekat në të gjitha shkollat e vendit, ato fonde që u përcaktuan për të blerë libra për ato biblioteka, u ndaluan me një vendim antilibër të Edi Ramës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ambasadori gjerman: Zbatimi i ligjit në Kosovë kyç për integrimin në BE, pa penguar...

0
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolf, ka theksuar rëndësinë e zbatimit të ligjit për të huajt dhe automjetet në të gjithë territorin e...

Studimi: Aktivitetet mendore mund të vonojnë Alzheimerin deri në 5 vite

0
Një studim i publikuar më 11 shkurt 2026 në revistën Neurology ka nxjerrë në pah rolin kyç të aktiviteteve mendore në vonimin e shfaqjes...

“Vaksinë” kundër ankthit dhe depresionit? Zbulimi i ri me PA-915 ngjall shpresë

0
Një studim i ri në fushën e Neuroshkencë po tërheq vëmendjen globale, pasi studiuesit kanë zhvilluar një përbërës eksperimental që mund të funksionojë si...

“Eskortat VIP ekzistojnë” – Sabina Mete komenton fenomenin dhe luksin e pajustifikuar

0
E ftuar në emisionin “Live From Tirana”, gazetarja dhe ish-banore e Big Brother VIP 5, Sabina Mete, ka folur hapur për një nga temat...

“Xhami dopio, s’je ti për këshilla!” – Përplasje e fortë mes Rogertit dhe Stenaldos...

0
Debatet nuk kanë munguar në shtëpinë e Big Brother VIP 5, edhe pse dita nisi me premtimin për qetësi. Rogerti u përfshi në një...