25.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

“Ndalu që të të shohim”, historia e 21-vjeçares shqiptare që humbi jetën në përplasjen e trenave për në Selanik

Klaudja Leta studentja me origjinë shqiptare që jetonte në Greqi ishte vetëm 21-vjeçe, por fati e deshi që rrugëtimi i saj i jetës të ndalonte deri këtu.

Studentja shembullore dhe me rezultate të larta në Fakultetin e Mjekësisë në Shkollën Ushtarake të Korpusit Oficer në Selanik humbi jetën tragjikisht në aksidentin e frikshëm hekurudhor të ndodhur mesnatën e së martës, ngjarje e cila tronditi gjithë opinionin publik.

Klaudja ka lindur në Larisa, ku ka marrë nënshtetësinë greke. Prindërit e saj punojnë në një dyqan mishi që është në pronësi të tyre. Për tre ditët e pushimeve, studentja shkoi në Patra dhe hipi në tren për t’u kthyer në shkollën e saj. Prindërit, të cilët jetojnë në një fshat të Larisës, i kërkuan asaj të kalonte pranë tyre ta takonin.

“Ndalu që të të shohim”, i thanë.
Megjithatë, ajo nuk pranoi pasi i duhej të kthehej sa më shpejt në Selanik. Siç u shpjegoi, donte të pushonte edhe disa orë, për të filluar leximin. Por fati kishte plane të tjera. Klaudja kishte dy vëllezër e motra, motrën e saj Xheni dhe Elvisin.

Ajo tashmë nuk është më me ta dhe u është bashkuar ëngjëjve të tjerë në qiell që aksidenti hekurudhor u mori jetën pabesisht.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT