10.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Ndërprerje të energjisë pas orës 22:00?/ Balluku: “Nuk më rezulton që Qeveria do të marrë këtë masë, nesër bëjmë publike masat e tjera drastike”

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, zv/kryeministrja Belinda Balluku në një komunikim për mediat, ka paralajmëruar ndërtuesit se për këdo që ka shkelur lejen do të ketë investigim dhe do të përballen me ligjin.

Përsa i përket cështjes nëse do të ketë ndërprerje të energjisë pas orës 22:00, Balluku u shpreh se në lidhje me këtë çështje do të ketë një komunikim tjetër me detaje më të hollësishme ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, ku edhe do të njoftohen masat drastike sipas saj.

“Nuk më rezulton që Qeveria do të marrë këtë masë, do të ishte një masë emergjence shumë e madhe, nuk ndodh kjo, pas orës 22:00 kërkohet ndërprerja e ndriçimit publik, Gjermania e ka aplikuar këtë, ndriçimi ndodh nga ora 4 pasdite deri në 10 të darkës, kjo në ambientet publike. E ka nisur Gjermania, po e aplikojnë dhe vendet e tjera, nesër do të bëjmë publike në orën 09:00 prezantimin e paketës për energjinë dhe masat drastike që do të merren”, u shpreh Balluku.

“Për çdo ndërtesë që rezulton se ka shkelur lejen apo të ndërtuar pa leje, do të ketë një investigim edhe për institucione që kanë detyrë kontrollin e territorit dhe këto gjëra ndodhin nën hundën e tyre. Ky është një proces që e kemi studiuar dhe nuk do të ketë tolerancë për ndërtuesit që kanë shkelur lejen. këto ndërtesa do të përdoren për të akomoduar familje në nevojë. VKM-ja i jep tre mundësi drejtuesit që ka kryer shkelje”, tha Balluku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Shtunë, 21 Mars 2026

0
Dashi Dita ju sjell energji të fortë dhe vendosmëri për të marrë iniciativa. Në punë mund të bëni hapa të rëndësishëm. Në dashuri, tregoni durim...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 21 Mars 2026

0
Më 21 mars 2026, moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët, me disa vranësira të shpërndara gjatë ditës, veçanërisht në veri dhe në zonat...

Ekuinoksi i Pranverës sjell energji të re për tre shenja të horoskopit

0
Ekuinoksi i pranverës, që këtë vit ndodh të premten, më 20 mars, shënon ditën e parë të pranverës dhe rikthimin e energjive pozitive. Ky...

Forcat izraelite:” Irani ka sulmuar bazat amerikano-izraelite në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajt”

0
Komandanti i marinës së Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Alireza Tangsiri, ka deklaruar se forcat iraniane kanë goditur dy baza ajrore në Emiratet...

Ndërron jetë Robert S. Mueller III, ish-drejtori legjendar i FBI-së

0
Robert S. Mueller III, ish-drejtori i FBI dhe një nga figurat më të rëndësishme të sigurisë kombëtare në SHBA, ka ndërruar jetë në moshën...