9.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Ndërron jetë 12-vjeçari në spitalin e Durrësit pas gjendjes së rënduar shëndetësore

Një 12-vjeçar ka ndërruar jetë sot në spitalin Rajonal të Durrësit pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore. Sipas burimeve nga bluzat e bardha, i mituri kishte kaluar në intubim për shkak të komplikacioneve të rënda shëndetësore dhe, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, nuk ka mundur të mbijetojë.

Ajo ka shkuar në shkollë si çdo ditë. Gjatë orës së dytë të mësimit, ajo ka pasur dridhje të ngjashme me ato të epilepsisë.

Menjëherë është dërguar nga mësuesit në Qendrën Shëndetësore të Sukthit, ku ka marrë ndihmën e parë, dhe është njoftuar menjëherë prindërit e saj. Ata e kanë dërguar në Spitalin e Durrësit, ku është bërë stabilizimi i gjendjes fillestare të vajzës, e cila kishte dridhje të të gjithë trupit.
Pas kësaj, ajo është futur me urgjencë në skaner, ku u zbulua se kishte një rrjedhje gjaku, “hemorragji në tru”. U realizua intubimi i menjëhershëm, por hemorragjia vazhdoi, duke bërë që vajza të humbasë jetën pas tre orësh, rreth mesditës, në spital. Mjekët kanë njoftuar se, pavarësisht ndërhyrjes, hemorragjia ka vazhduar dhe ka çuar në humbjen e jetës së vajzës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...

Bardhi nga Berlini: “100% e pengesave për integrimin janë nga qeveria dhe mazhoranca”

0
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili i quajti deputetët demokratë “mërgata...