14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

“Ndërtimet pa leje paskan cuditur kryeministrin”/ Meta: “Do depozitoojmë një ligj për legalizimet falas për të gjithë qytetarët”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi sot në konferencën për mediat, se PL do të depozitojë së shpejti një projektligj në Kuvend për legalizimin falas e të gjitha ndërtimeve pa leje deri tani të qytetarëve, përjashtuar ato të cilat janë bërë në vepra të infrastrukturës.

Ndërtimet pa leje që paskan cuditur kryeministrin aktual. Ai e ka syrin pishë dhe për të parë kotecin e të moshuarës në Nartë e për t’i treguar burgun një 82 vjecare. Për të parë dhe avllitë e banorëve, dritaret që rregullohen pa leje, por nuk i punojnë sytë në gradacielat ku vete pi kafe cdo ditë apo merr pjesë nëpër work shop për të prezantuar arritjet e qeverisë. Ato nuk i shikon dot.

Prandaj PL është e vendosur t’i japë fund kësaj loje që bëhet me qytetarët sa i takon marrjes peng të tyre përmes lejimit të ndërtimeve pa leje dhe pastaj pengmarrjes për arsye elektorale, korruptive, që u bëhet sipërmarrësve të ndryshëm.

Pas 10 vitesh nuk mund ti ankohet askjt për gjithcka ka ndodhur pa leje se është lojë që nuk funksionon.

Do depozitoojmë një ligj për legalizimet që të gjitha ndërtimet e kryera pa leje deri më sot sa i takon qytetarëve të legalizohen e të bëhen pa pagesë përvec atyre që janë ndërtuar mbi vepra të infrastrukturës publike, pra ujesjellesa apo kanalizive apo vepra te tjera, ne menyre që qytetarët të shpëtojnë nje here e mire nga makthi i presionit dhe i shantazhit, nga shteti i tyre dhe nga patronazhistët e Rilindjes për këtë problem, që e ata kanë e per te cilen përgjegjëisne e ka vetë shteti.

Nderkohe qe duhet te jete e qarte se kush nderton pa leje pas kesaj date  nuk do kete me legalizim por keto objekte do shemben pa asnje dileme dhe pa asnje kompensim”, tha Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...