5.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Ndeshja e bujshme Tirana-Partizani, tifozët thyejnë stolat, 2 prej tyre arestohen

Polcia e Elbasanit ka arrestuar dy shtetas të cilat thyen mbrëmjen e djeshme stolat e stadiumit ‘Elbasan Arena’ pas ndeshjes Partizani – Tirana.

Në pranga ka rënë Erald Vata dhe Eraldo Dushku të cilët akuzohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Policia Elbasan:
Shkatërruan një pjesë të stolave të stadiumit “Elbasan Arena”, pas ndeshjes Partizani-Tirana, dhe kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë ndërhyrjes për parandalimin e shkatërrimit të stolave të stadiumit, kapen e vihen në pranga 2 shtetas.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që u përfshinë në shkatërrrimin e stolave të stadiumit dhe të kundërshtimit ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar pas ndeshjes Partizani-Tirana, të zhvilluar më datë 07.05.2022, në stadiumin “Elbasan Arena”, bënë identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-E. V., 29 vjeç banues në Laprakë dhe E. D., 21 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë që ishin futur në stadiumin “Elbasan Arena”, sipas rregullave, për të parë ndeshjen e futbollit, në përfundim të ndeshjes, kanë shkatërruar një pjesë të stolave të stadiumit dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në shkatërrimin e stolave të stadiumit dhe që nuk iu bindën urdhrave të punonjësve të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë tifozët dhe drejtuesit e skuadrave të futbollit, që të marrin masa për parandalimin e akteve të dhunës ndaj pronës dhe të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është e vendosur për të çuar para ligjit të gjithë ata që kryejnë veprime në kundërshtim me ligjin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...