12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve/ Arrestohet në Rinas 36-vjeçarja nga Emiratet e Bashkuara Arabe,

Policia e Tiranës ka arrestuar në Rinas, me ndihmën e Policisë kufitare një 36 vjeçare, banuese në Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

nga hetimet ka rezultuar se 36-vjeçarja me ndihmën e personave të tjerë dhe përmes një kompanie udhëtimesh, siguronin udhëtimin e shtetasve rezident në Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shipërisë, dhe më pas ju siguronin ndihmë për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga vendi jonë drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi nga Policia e Tiranës: 

Finalizohet operacioni i koduar “UDHËRRËFYESJA” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Rinas.

Vihet në pranga 1 shtetase dhe procedohen penalisht 13 shtetas të tjerë të huaj.

Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, finalizuan me sukses operacionin e koduar “UDHËRRËFYESJA”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetases:

A. D., 36 vjeçe, banuese në Emiratet e Bashkuara Arabe, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se kjo shtetase në bashkëpunim me persona të tjerë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, nën siglën e një kompanie udhëtimesh, siguronin udhëtimin e shtetasve rezident në Emiratet e Bashkuara Arabe drejt vendit tonë, të cilët më pas ju siguronin ndihmë për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga vendi jonë drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë u proceduan penalisht dhe 13 shtetas, banues në Bangladesh, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, konkretisht:

O. M., 30 vjeç, M. S., 24 vjeç, M. H., 24 vjeç, A. A., 26 vjeç, R. Sh., 21 vjeç,Sh. A., 38 vjeç, T. M., 32 vjeç, K. K., 37 vjeç, J. A., 31 vjeç, F. H., 33 vjeç, A. S., 23 vjeç, M. R., 24 vjeç dhe R. A., 24 vjeç.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Juela ndërpret përqafimin mes Rogertit dhe Nikolës, gazetari Elton Tozaj:”Ja xhelozia”

0
Një nga momentet më të forta dhe emocionuese së fundmi në Big Brother VIP ishte ribashkimi i Rogerti me vëllain e tij pas katër...

Pronari i Onima, Erkand Shabani, reagon pas arrestimit të Gjesti: “Veprim kriminal brenda zyrave,...

0
Pas arrestimit të këngëtarit Besart Kelmendi, pronari i kompanisë Onima, Erkand Shabani, ka dalë për herë të parë publikisht për të sqaruar incidentin që...

Arrestohet “El Pepe”, i dyshuari kyç në operacionin që çoi në vdekjen e “El...

0
Autoritetet në Meksikë kanë arrestuar një të dyshuar për trafik droge që dyshohet se luajti një rol të rëndësishëm në operacionin që çoi në...

Trump mund të shtyjë vizitën në Pekin mes tensioneve në Gjirin Persik

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, mund të shtyjë vizitën e planifikuar në Pekin nga 31 marsi deri më 2 prill, ku pritej...

Xhixho: Integrimi europian i Shqipërisë në një nga momentet më të vështira

0
Deputetja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, është shprehur se procesi i integrimit europian i Shqipërisë po kalon një nga momentet më të vështira. Përmes...