14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Ndjekje spektakolare në Itali: Arrestohet një motorist, sekuestrohen dhjetëra kilogramë drogë dhe para

Një natë e tensionuar është regjistruar mes qyteteve Albano Laziale, Ardea dhe Aprilia në Itali, ku një ndjekje e shkurtër por dramatike përfundoi me arrestimin e një motoristi dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme droge dhe parash të gatshme.

Ngjarja nisi kur karabinierët e stacionit të Cecchinas i dhanë shenjë ndalimi një motoristi që po lëvizte me shpejtësi të lartë në rrugën Nettunense. Në vend që të ndalte, i riu tentoi të largohej me shpejtësi, duke shkaktuar një ndjekje dramatike prej rreth 4 kilometrash, e cila përfundoi me kapjen e tij nga forcat e rendit.

Gjatë kontrollit të mjetit, karabinierët gjetën 24.800 euro të fshehura në ndarjen e bagazhit të motorit, para të cilat dyshohet të kenë origjinë nga veprimtari kriminale. Hetimet vijuan më tej në banesat e të ndaluarit në qytetet Aprilia dhe Ardea.

Në banesën e Aprilias u sekuestruan 52 kilogramë drogë, përkatësisht 45.7 kilogram hashash dhe mbi 6 kilogram marijuanë. Në banesën tjetër në Ardea, policia gjeti 72.500 euro të tjera në para të gatshme si dhe shënime me dorë që lidhen me rrjetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në përfundim të operacionit, i riu u arrestua dhe u dërgua në burgun e Velletrit, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar bashkëpunëtorët dhe rrjetin që fshihej pas aktivitetit të tij kriminal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...