6.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Ndryshime në Policinë e Shtetit/ ndryshohen drejtues dhe shefat e komisariateve në disa qarqe (Emrat)

Ndryshime në Policinë e Shtetit. Transferohen disa prek drejtuesve në komisariatet e vendit.

1- Konkretisht komisar Geront Seitllari me detyrë, Shef Komisariati, në Komisariatin e Policisë Durrës, transferohet dhe emërohet, Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Kuçovë.

2- Komisar Ermal Ajdini me detyrë, Shef Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve, në DVP Durrës, transferohet dhe emërohet në detyrë, Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Durrës.

3- Kryekomisar Elton Alushi, me detyrë Shef sektori për Krimet në DVP Tiranë, transferohet dhe emërohet Shef Komisariati, në Komisariatin e Policisë Krujë. Komisar Artur Hebaj, me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Krujë, transferohet dhe emërohet me detyrë, Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Pogradec.

4- Kryekomisar Nikollaq Palla, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Pogradec, transferohet me detyrë Shef Sektori në Sektorin e Rendit dhe Policimit në Komunitet në DVP Elbasan dhe në vend të tij emërohet Komisar Artur Hebaj.

5- Komisar Krenar Gjokutaj, me detyrë Shef Sektori i Forces së Posaçme “Shqiponja”, në DVP Tiranë, është transferuar dhe emeruar me detyrë Shef Komisariati , në Komisariatin e Policisë Korçë.

6- Kryekomisar Florian Dano, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë, transferohet me detyrë Shef Sektori i Forcës së Posaçme Shqiponja, në DVP Tiranë dhe në vend të tij emërohet Komisar Krenar Gjokutaj.

7- Komisar Arjan Tase, i cili ishte shef Komisariati në Himarë është emëruar shef Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Peqin, në DVP Elbasan, dhe ne vend te tij eshte emëruar Komisar Lorenc Braho.

8- Komisar Edmond Pjetraj i cili ishte Shef Komisariati Vlorë është emëruar në detyrë shef seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Durrës, dhe ne vend te tij eshte emëruar në detyrë Komisar Agim Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...