Drejtuesi i bordit të ONM, Maciej Popowski, në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit ka mbështetur zgjatjen e mandatit të organeve të vettinut.
Kryetari i operacionit ndërkombëtar të monitorimit, ONM, Maciej Popowski ka deklaruar sot se ndryshimet kushtetuse në Shqipëri për zgjatjen e mandatit të punës së organeve të vetingut janë të rëndësishme për ta përmbyllur këtë proces, në mënyrë që puna e bërë deri më tani të mos humbasë dhe të mos nisë gjithcka nga fillimi.
“ONM e konsideron zgjatjen e punës me një rëndësi shumë të madhe për të pasur një përfunim me sukses të procesit të vetingut si pjesë e reformës në drejtësi.
Kjo do lejojë që të mbarohen të gjitha ato cështje duke pasur parasysh dhe kapacitetet që kanë zhvilluar eksperiencën e tyre dhe që kanë arritur rezultatet shumë të mira. Po flas këtu për KPK që ka marrë një numër vendimesh në muaj
edhe komisioni i pavarur i kualifikimit lejon që të finalizojë gjithë ato cështje dhe që puna që është bërë deri tani të mos humbasë dhe mos të fillojë cdo gjë nga fillimi“, tha ai duke folur ne mbledhjen e përbashkët te Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Sipas tij, zgjatja e afateve deri në dhjetor 2024 do të jetë e mjaftueshme për të përmbyllur procesin e vetingut.
“Numri i mjaftueshëm i këtyre muajve që parashikohen do jetë i mjaftueshëm për të përfunduar cështjet dhe për mbyljen e dy institucioneve, kjo zgjatje plotëson nevojat që janë përcaktuar.
KE dhe ONM janë të gatshme të vijojnë të mbështni këtë proces me qëllim që të miratohen të gjitha amendimet që janë të nevojshme”.
Nismën për ndryshimet kushtetuese për mandatin e organeve të vetingut kreu i ONM e quajti me shumë rëndësi në drejtim të integrimit evropian.
“Dua të shpreh rëndësinë e kësaj inisiative dhe reformën që ka ndërmarrë Shqipëria për gjyqësorin. Një nga reformat më të mëdha drejt hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE që shpresojmë që shumë shpejt do të ndodhë.
KE, është në drejtim të ONM, unë do doja të thoja që jemi në mbështetje të inisiativës për amendimin e nenit të kushtetutës që propozon zgjatjen e detyrës së anëtarëve të komsionerëve publikë dhe KPK deri në 31 dhjetor 2024, është një rekomandim që është bërë në 2021 që i është dërguar dhe parlamentit të Shqipërisë”.