10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Ndryshon trupa gjykuese në Apel ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, dorëhiqen dy gjyqtarë

Ndryshon trupa gjykuese e apelit të cilët ishin në ngarkim të dosjes së ish-kryeprokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla.

Gjyqtarët Dhimitër Lara dhe Saida Dollani kanë dhënë dorëheqjen.

Ata kanë qenë pjesë e trupës gjykuese që kanë vendosur sekuestron e pasurive të ish-kryeprokurorit.

Shkak për tërheqjen e tyre është bërë fakti se ata kanë marrë pjesë në vendimin për sekuestron e pasurive të Llallës.

Aktualisht ish-kryeprokurori ka ankimuar vendimin e shkallës së parë të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dënimin e tij me 2 vite burg për fshehje të pasurisë. Ai është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim ndaj çdo funksioni publik.

Vendimi u dha më 20 maj. Ai u gjet fajtor, sipas Gjykatës, për “Fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Paralelisht, Gjykata vendosi dhe sekuestrimin e disa pronave të zotit Llalla që deri më tani ishin nën sekuestro.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...