6.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

“Ne e kemi frikë nga Spiropali, e vetmja që mund të dalë të mbrojë që gjë që nuk mbrohet dot”/ Nikolla i ndërpret fjalën Salianjit

Deputeti Ervin Salianji ka deklaruar edhe një herë se në këtë interpelancë të kërkuar për çështjen “McGonigal” duan përballje me Edi Ramën dhe jo me të deleguarën e tij, Elisa Spiropalin.

“Ne e kemi frikë nga Spiropali, jo se ka argumente, por se është e vetmja që mund të dalë të mbrojë që gjë që nuk mbrohet dot, dhe këtu kalojmë në papërgjegjshmëri… Ma jep fjalën për procedurë”, u shpreh ai, ndërsa kryetarja e Kuvendit i fiku mikrofonin.

“Mos e përplas dorën se nuk u ka hije, ua dhashë fjalën dhe s’po i përmbaheni procedurës”, iu përgjigj Nikolla deputetit Salianjit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT