12.5 C
Tiranë
Monday, February 9, 2026
spot_img

Në pranga 4 persona në Kukës , udhëtonin me armë zjarri dhe drogë

Policia ka vënë në pranga 4 persona në Kukës pasi u kapën duke udhëtuar me armë zjarri me vete dhe drogë.

Sipas njoftimit zyrtar janë sekuestruar 3 armë zjarri (1 automatik, 1 mitroloz i lehtë dhe një pistoletë ECOL) municion luftarak dhe 33 kg lëndë narkotike kanabis.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Kukës

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Fierza 2022″.

Operacioni i zhvilluar nga DVP Kukës, Komisariati i Policisë Tropojë nën drejtimin e dy Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Kukës e Tropojë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Me drogë e arsenal armësh në makina, kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas.

Sekuestrohen 3 armë zjarri (1 automatik, 1 mitroloz i lehtë dhe një pistoletë ECOL) municion luftarak dhe 33 kg lëndë narkotike kanabis.

Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative se disa shtetas do të shisnin armë zjarri e lëndë narkotike, organizuan punën dhe nën drejtimin e dy Prokurorive të Retheve Gjyqësore Tropojë e Kukës, si dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ” Fierza 2022″.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– B. M., 35 vjeç, dhe B. M., 32 vjeç, banues në fshatin Koçanaj.
-A. P., 26 vjeç, dhe K. P., 26 vjeç, banues në Fierzë.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Bajram Curri- Tropojë, në kryqëzimin e fshatit Sopot, duke levizur me automjetet tip “Volkswagen” dhe “Benz”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjete, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 33 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis e paketuar në qese, 3 armë zjarri ( 1 automatik, 1 mitroloz i lehtë dhe një pistoletë tip Ecol), 900 euro, dhe dy automjetet tip “Volkswagen” dhe “Benz”.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, kryer në bashkëpunim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Meloni dënon dhunën në Milano: “Një grup i vogël po prish imazhin e Italisë...

0
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, reagoi ashpër pas përplasjeve dhe tensioneve të dhunshme që shpërthyen gjatë protestës kundër Olimpiadës Milano-Cortina 2026. Ajo dënoi aktet e...

Fotografia e vitit 2015 nxjerr në pah figurat e Silicon Valley në një darkë...

0
Një fotografi e publikuar nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së tregon një darkë miqësore të vitit 2015 ku morën pjesë disa nga figurat më...

Zbulime të reja: Email-e tregojnë se Princ Andrew priti Jeffrey Epstein dhe gra të...

0
Dokumente të reja të dalura në dritë tregojnë se ish-princi Andrew ka pritur Jeffrey Epstein dhe katër gra në Pallatin Buckingham, ndërsa Mbretëresha Elizabeth...

Ilir Meta dënon sulmin ndaj avokatit të tij në Vlorë: “Autorët duhet të ndëshkohen...

0
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga burgu pas sulmit ndaj avokatit të tij, Kujtim Cakrani, në Vlorë. Meta e ka...

25-vjeçari shqiptar sulmon berberin dhe i dënton makinën në Greqi

0
Një ngjarje e dhunshme ka tronditur qytetin e Pylosit në Greqi, ku një 25-vjeçar shqiptar u arrestua pasditen e 7 shkurtit, pasi dyshohet se...