9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

“Ne të paralajmëruam, Zelensky, se Rusia nuk kishte filluar ende”, lideri çeçen i drejtohet Zelenskyt

“Ne të paralajmëruam, Zelensky, se Rusia nuk kishte filluar ende. Më mirë ik para se të goditesh.” Kështu u shpreh lideri çeçen Ramzan Kadyrov në Telegram, duke komentuar sulmin në Kiev.

Ai tha se ishte absolutisht i kënaqur me zhvillimin e të ashtuquajturit “operacion special” të Putinit. Më parë, vetë Kadyrov kishte kritikuar ashpër komandën e lartë të Moskës, por me sulmin ndaj Kievit ai shprehet i kënaqur dhe i drejtohet presidentit të Ukrainës me përbuzje.

“Tani jam njëqind për qind i kënaqur me mënyrën se si po zhvillohet operacioni special ushtarak. Më mirë ik para se të goditesh. Ik. Ik, Zelensky, ik pa parë nga Perëndimi” shtoi Kadyrov.

Më 4 tetor Ramzan Kadyrov njoftoi se do të dërgonte tre nga djemtë e tij adoleshentë për të luftuar përkrah rusëve në Ukrainë. Në një postim në Telegram ai shkroi se djemtë e tij Akhmat, Eli dhe Adam, përkatësisht 16, 15 dhe 14 vjeç, kishin qenë nën stërvitje ushtarake “për një kohë të gjatë” për të mësuar se si të përdornin “armë të ndryshme”. “Ka ardhur koha që ata të shkëlqejnë në një betejë të vërtetë, vetëm mund t’i them lamtumirë vendosmërisë së tyre.

Disa shpërthime nga një sulm me raketa, goditën kryeqytetin ukrainas duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...