16.5 C
Tiranë
Friday, November 22, 2024
spot_img

Nëna e Mateos kërkon drejtësi: Ma sillni këtu kriminelin, dua të di pse ma vrau Mateon.Familjarët protestojnë jashtë burgut të Vlorës

Familjarët e Mateos së vogël, i cili u vra barbarisht nga fqinji i tij Klodian Çalamani, nuk janë mjaftuar vetëm me peticionin për dënimin me vdekje të autorit.

Ata janë zhvendosur sot para burgut të Vlorës, ku po mbahet i burgosur 38-vjeçari. Siç shihet edhe nga pamjet, me pankarta dhe thirrje me zë të lartë, familjarët tentojnë që të hyjnë në ambientet e burgut, ndërsa ata kërkojnë drejtësi.

“Dua të vërtetën. Dua drejtësi për atë kriminel të mallkuar. I poshtri. Duam të dimë pse e vrau. Duam drejtësi. Duam të dimë të vërtetën se pse e vrau një fëmijë 8-vjeç. Mos na e fshihni kriminelin. Ju mbani kriminelin një kriminel. Për ça e mbani në izolim?! Të vijë të flasë këtu me ne.”, tha nëna

Prindërit e vogëlushit, bashkë me vëllain e viktimës, dhe familjarët e tyre i janë afruar kangjellave të burgut, ndërkohë që një kordon policie qëndron para tyre për mbarëvajtjen e situatës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT