10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Nënkryetari i Komisionit Europian: Çështja e Fredi Belerit pengon Shqipërinë drejt BE

Nënkryetari i Komisionit Europian, Margaritis Schinas, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me çështjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. Ai theksoi se kjo çështje shqetëson dhe se do të insistojnë që të ndiqet një proces i rregullt. Schinas shtoi se pa një proces të drejtë dhe të rregullt, nuk do të ketë një korridor të qartë europian për Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale më 14 maj, duke u akuzuar për blerje votash në bashkëpunim me një tjetër person.

“Në raportin e vitit 2023 theksuam se kjo çështje ngre shqetësime dhe probleme serioze. Gjithashtu, vumë në dukje kërkesat e njëpasnjëshme për akordimin e lejes, si dhe dyshimet se diçka nuk u bë në mënyrën e duhur gjatë mbledhjes së materialit hetimor. Dua të jem shumë i qartë. Jo thjesht që nuk e harrojmë këtë çështje, por do të insistojmë që të ndiqet një proces i rregullt pa të cilin nuk do të ketë një korridor të qartë europian për Shqipërinë në rrugën e saj drejt Europës”, deklaroi nënkryetari i Komisionit Europian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...