14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Nënkryetarja e PD për inceneratorët :”Po ta shohësh këtë aferë të inceneratorëve të duket si simfonia e korrupsionit”

Nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku ka deklaruar se Komisioni Hetimor i drejtuar prej saj do të hetojë paralelisht me SPAK-un aferën e inceneratorëve.
Tabaku paralajmëroi çdo drejtues institucioni shtetëror dhe privat që refuzon t’i përgjigjet kërkesave të komisionit se do përballet me ligjin.

“Kur katër vite më parë nga kjo foltore ftova në interpelancë ish ministrin e Infrastrukturës dhe Energjitikës, z. Damian Gjiknuri, pakkush e besonte se afera e inceneratorëve do mbante kaq erë. Asokohe pak dihej për inceneratorët, por me aq pak sa kishim njohuri dhe kishim dokumente në dispozicion mundëm të evidentojmë shkelje të turpshme që flisnin qartë për një aferë korruptive dhe kriminale në kurriz të shqiptarëve. Ende më kujtohet se sa lehtësisht dhe mendjemadhësi e kishte trajtuar qeveria atë skemë dhe aferë korruptive. Po ta shohësh këtë aferë të inceneratorëve të duket si simfonia e korrupsionit. Gjithçka nis si sot 7 vjet më parë, ku qeveria shqiptare ndërmori një akt të denjë për çmimin Guiness. Aplikoi një super procedurë me 17 hapa brenda një dite për të kurorëzuar kompaninë e krijuar as tre muaj përpara dhënies së koncesionit me vlerë 100 mijë lekë si fituese të 22 mln eurove nga taksat e shqiptarëve. Kështu, me një të rënë të lapsit kompania Albtek Energy do të fitonte një kontratë me çelësa në dorë me vlerën e 22 mln eurove që do të shkonin në xhepin e Stela Gugallja. Forma e kontratës është ajo e çelësave në dorë, që do të thotë se kompania e Stela Gugalljas do të merrte pagesat sapo të firmoste kontratën që u firmos po në atë ditë që u fitua gara që nuk ishte as garë. Mendoni që i keni parë të gjitha? Gaboheni!”, tha Tabaku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...