17.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Nënshkrimi i marrëveshjes për drithin në Stamboll/ Kremlini: Zhbllokimi i eksportit të grurit ukrainas, shumë i rëndësishëm

Kremlini tha të premten se është “shumë e rëndësishme” që të zhbllokohen eksportet, teksa Kievi dhe Moska pritet të arrijnë një marrëveshje që do të ndihmojë në lehtësimin e krizës ushqimore globale.

“Është shumë e rëndësishme që të zhbllokohen furnizimet me plehra, ushqime dhe drithëra në tregjet botërore”, tha për gazetarët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Është një sasi e vogël e drithit ukrainas, por megjithatë është shumë e rëndësishme që ky drithë të arrijë në tregjet botërore”, shtoi ai.

Më vonë gjatë së premtes, Kievi dhe Moska pritet të nënshkruajnë një marrëveshje në Stamboll për t’i rikthyer eksportet e drithërave ukrainase nga Deti i Zi, edhe pse forcat ruse kanë nisur një sulm të ri me artileri në lindje të Ukrainës.

Bisedimet për zhbllokimin e eksporteve të drithërave janë ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia.

Peskov tha se ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, do të përfaqësojë Moskën gjatë takimit në Stamboll.

Ai konfirmoi planet për nënshkrimin e marrëveshjes, por nuk dha më shumë komente.

Gjatë vizitës në Teheran më herët gjatë kësaj jave, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Perëndimi duhet t’i heqë kufizimet ndaj eksporteve të drithërave ruse nëse dëshiron që Moska t’i lehtësojë eksportet e drithërave ukrainase.

Pushtimi rus në Ukrainë ka ndërprerë dërgesat e drithërave nga Ukraina, një prej eksportuesve më të mëdha në botë të grurit dhe drithërave të tjera, duke rritur frikën se mund të ketë mungesë të furnizimeve ushqimore globale.

/REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...