10.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

” Nëse nuk do ishte bashkuar ajo pjesë me Tiranën “,Arbër Mazniku në komisionin për Reformën Teritoriale

Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbër Mazniku ka marrë pjesë në komisionin për Reformën Territoriale, ku përfaqësues të njësive vendore të qeverisjes po diskutojnë mbi funksionimin e këtyre njësive të qeverisjes me hartën aktuale territoriale.

Ndërkohë që theksoi se menaxhimi financiar kishte qenë i mirë për bashkinë e Tiranës, Mazniku tha se në këtë drejtim bashkimi i Vorës dhe Kamzës me bashkinë e Tiranës do të sillte rezultate edhe më të larta.

“Nëse nuk do ishte bashkuar ajo pjesë me Tiranën ku sot është bërë bulevardi, janë bërë një seri rrugës dhe investimesh, është çuar linjë e posaçme uji, nuk do kishte asnjë shans që një zonë e tillë si Astiri e planifikuar në mënyrë të rrëmujshme nga komuna më parë, të kishte mundësi të zhvillohej dhe përmirësohej. Sot bashkia e Tiranës, duke përfshirë edhe ish komunat, nuk ka më detyrime ndaj palëve të treta dhe nuk ka as borxhe të mbetura. Menaxhimi financiar ka qenë shumë më i shëndetshëm.
Në mënyrë që të funksiononte më mirë menaxhimi i financave, duhej që edhe Vora dhe Kamza të ishin bashkuar me bashkinë e Tiranës”-tha Mazniku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...

Bardhi nga Berlini: “100% e pengesave për integrimin janë nga qeveria dhe mazhoranca”

0
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili i quajti deputetët demokratë “mërgata...

Rama: “Nuk do të ketë kandidat pa kontrata të firmosura dhe ndërmarrje të miratuara”...

0
Nga Asambleja e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka vendosur kriteret për kandidatët që synojnë një tjetër mandat në zgjedhjet lokale të vitit të...