11.5 C
Tiranë
Wednesday, April 8, 2026
spot_img

Anëtari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, tentoi të ndërhynte në votat e OKB për rezolutën ndaj Ukrainës përmes…

Anëtari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, krijoi një precedent skandaloz në politikë kur u përpoq të ndërhynte në Kombet e Bashkuara (OKB) përmes një vendi tjetër – Misionit të Federatës Ruse, mëson Klix.ba.

Sipas mediumit në fjalë, këtë e konfirmon një letër e ambasadorit rus në OKB, Vassily Nebenzi, i cili më 28 shkurt ia përcjell letrën e Dodikut, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, në të cilën ai deklaronte se “Bosnja dhe Hercegovina është neutrale për konfliktin në Ukrainë”.

Ai përfitoi gjithashtu nga rasti për të kritikuar ambasadorin e BeH, Sven Alkalaj.

“Për sa i përket situatës në Ukrainë, theksoj se ambasadori i BeH në OKB, Sven Alkalaj bën thirrje për një lëvizje personale, të njëanshme dhe të paautorizuar në deklaratën se BeH do të jetë sponsor i rezolutës amerikano-shqiptare që dënon veprimet e Rusisë kundër Ukrainës.

Për shkak të qëndrimit të prerë të Republika Srpska, institucionet përkatëse të BeH-së përgjegjëse për politikën e jashtme, nuk kanë mbajtur asnjë qëndrim unanim për ngjarjet në Ukrainën lindore në drejtim të dënimit të Rusisë”.

“Bosnja dhe Hercegovina duhet të jetë e paanshme dhe neutrale dhe të mos mbështesë asnjë palë në këtë konflikt, por të mbështesë paqen dhe zgjidhjen paqësore në këtë situatë”, ka shkruar Dodik.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mbyllja e Hormuzit i sjell Rusisë miliarda”: Rritja e çmimeve të energjisë forcon të...

0
Mbyllja de facto e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës, gazit dhe plehrave kimike në tregjet ndërkombëtare, duke...

Elbasan/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në përroin e Zaranikës

0
Një aksident rrugor është regjistruar pranë lagjes “Skënderbej” në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Nga...

Tiranë: Thyen “arrestin në shtëpi”, arrestohet 26-vjeçari për disa vjedhje

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe dyshohet se ka kryer një sërë vjedhjesh gjatë muajit...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia është e fortë, por mund të përballesh me pengesa të vogla. Mos u nxit në reagime. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Fokusohu te...

Parashikimi i motit, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
Më 8 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i paqëndrueshëm, tipik pranveror, me alternime të shpejta mes kthjellimeve dhe reshjeve. Paraditeja nis me intervale dielli...