10.5 C
Tiranë
Saturday, February 28, 2026
spot_img

New York Times: Të paktën 40 të vrarë gjatë operacionit amerikan për kapjen e Maduros në Venezuelë

Të paktën 40 persona, përfshirë civilë dhe ushtarë, kanë humbur jetën gjatë operacionit ushtarak amerikan në Venezuelë që synonte kapjen e presidentit Nicolas Maduro, raporton New York Times.

Sipas gazetës amerikane, një zyrtar i lartë venezuelan, që foli në kushte anonimiteti, ka deklaruar se “të paktën 40 persona, përfshirë civilë dhe ushtarë, u vranë në sulm”. Burimi nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi identitetin e viktimave apo vendndodhjen e saktë të përplasjeve.

Zyrtarë amerikanë i kanë thënë New York Times se operacioni përfshinte një fushatë të gjerë ajrore, e cila kishte për qëllim neutralizimin e mbrojtjes ajrore të Venezuelës, përpara ndërhyrjes së forcave tokësore. Sipas tyre, më shumë se 150 avionë amerikanë morën pjesë në operacione, duke goditur objektiva të infrastrukturës ushtarake, me synimin për të krijuar kushte të sigurta për transportimin e trupave me helikopter në zonën ku ndodhej Maduro.

Deri në këto momente, nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar publik nga Shtëpia e Bardhë apo Pentagoni lidhur me numrin e viktimave apo shtrirjen e plotë të operacionit ushtarak.

Zhvillimet në Venezuelë vijojnë të jenë të paqarta dhe të ndjeshme, ndërsa pritet që autoritetet amerikane dhe ato venezueliane të japin reagime zyrtare në orët apo ditët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Një grusht qiqra në ditë për dhimbjet e shpinës? Ja çfarë thotë shkenca

0
Dhimbjet e shpinës janë ndër shqetësimet më të përhapura, sidomos tek personat që kalojnë shumë orë ulur apo kanë pak aktivitet fizik. Ushqyerja luan...

58-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum, familjarët e nxorën nga uji

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Berat, ku një grua 58-vjeçare është gjetur pa shenja jete në lumin Osum. Rreth orës...

Reuters: Edi Rama shkarkon Belinda Ballukun në sfond të hetimit të SPAK dhe presionit...

0
Agjencia ndërkombëtare Reuters ka raportuar se kryeministri Edi Rama ka shkarkuar zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në një moment të ndjeshëm politik...

Jonida Maliqi rrëfen periudhën më të errët: “Dani ishte ndryshe, mendova se nuk kishte...

0
Jonida Maliqi ka ndarë me publikun një nga momentet më të vështira të jetës së saj, duke folur hapur për kohën kur u përball...

Horoskopi ditor, e Premte, 27 Shkurt 2026

0
Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të hapet një mundësi e re, por kërkohet vendim i...