8.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Nga 12 tetori nis zbatimi i sistemit të ri evropian të kufijve EES

Pas disa shtyrjesh, Bashkimi Evropian ka njoftuar se nga 12 tetori do të hyjë në fuqi “Sistemi i Hyrjes/Daljes” (EES), një mekanizëm i ri elektronik për kontrollin kufitar.

Sipas Komisionit Evropian, sistemi do të zbatohet gradualisht dhe brenda gjashtë muajve të parë të gjithë vendet anëtare duhet ta kenë funksionalizuar plotësisht.

EES do të regjistrojë automatikisht të dhënat e shtetasve të vendeve jo-anëtare që hyjnë në 29 vende të BE-së, përfshirë gjurmët e gishtërinjve dhe imazhet e fytyrës.

Ky sistem synon të shpejtojë procedurat për udhëtarët e rregullt dhe të forcojë sigurinë, duke parandaluar emigracionin e paligjshëm dhe mashtrimin me identitetin.

Zbatimi i tij ishte planifikuar fillimisht për nëntorin e vitit të kaluar, por u shty për shkak të mosgatishmërisë teknike të disa vendeve dhe frikës nga kaosi në pikat kufitare.

Komisioni e cilëson EES si një hap vendimtar drejt një menaxhimi më modern dhe më të sigurt të kufijve në Evropë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...