6.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Nga 22 gushti Serie A rikthehet në fushë për sezonin 2021/22, Drejtuesit kërkojnë të startojnë me stadiumet me kapacitet të plotë

Nga 22 gushti Serie A rikthehet në fushë për sezonin 2021/22. Drejtuesit e Serie A kërkojnë që sezonin e ri ta startojnë me stadiumet me kapacitet të plotë, kjo për shumë arsye:

“Kur kërkuam stadiumet plot e kemi bërë edhe për interes të vendit, dëshirojmë ti shohim stadiumet me kapacitet të plotë me tifozë që janë të vaksinuar. Në këtë formë ne kontribuojmë edhe në fushatën e vaksinimit. Kërkesa për të pasur stadiumet me kapacitet të plotë është shumë e rëndësishme, pasi do të fusim në buxhetin e shtetit afro 4 miliardë euro. Futbolli në Itali ndiqet nga afro 38 milion banorë, kjo duhet marrë në konsideratë pasi bëhet fjalë edhe për jetën sociale”, u shpreh presidenti i Lega Serie A, Paolo Del Pino duke shtuar:

“I bëj komplimente edhe një herë përfaqësueses “azzurre”, presidentit Gravina dhe mister Mancinit. Ky trofe i fituar na jep një kënaqësi të madhe dhe tregon se niveli i kampionatit tonë është rritur shumë, 5 lojtarë në formacionin më të mirë luajnë në Serie A, gjithashtu 25% e golave në këtë turne erdhën nga kampionati jonë, gjithashtu golashënuesi më i mirë C.Ronaldo luan tek ne”, theksoi ndër të tjera presidenti i Lega Serie A.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Shkenca sfidon mitin: Migrena nuk është thjesht dhimbje koke, por një paralajmërim neurologjik

0
Migrena prek mbi 1.2 miliardë njerëz në mbarë botën dhe konsiderohet shkaku i dytë më i madh i paaftësisë globale, por kuptimi i saj...

Varka turistike mbytet në Ksamil, dyshohet për akt të qëllimshëm

0
Një varkë që përdorej gjatë sezonit turistik në zonën e Ksamilit u gjet të mërkurën e mbytur, ndërsa ishte ankoruar pranë bregut. Pronari e...

“Më lini të dal!” – Suanita kërkon largimin nga Big Brother VIP Kosova, tensione...

0
Një situatë e tensionuar ka tronditur shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, pasi banorja Suanita ka shprehur hapur dëshirën për të lënë garën. Momenti...

Prokuroria nis hetimin për shpërthimin në fabrikën Violanta: Pesë punonjës humbën jetën, shqyrtohen përgjegjësitë...

0
Prokuroria ka hapur një hetim paraprak pas shpërthimit tragjik në fabrikën e biskotave Violanta, ku humbën jetën pesë punonjës. Hetimi synon të përcaktojë nëse...

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy shqiptarë 20-vjeçarë

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Savigliano të Italisë, ku kanë humbur jetën dy shtetas shqiptarë, të dy rreth moshës 20 vjeç. Sipas...