13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Nga punësimet në administratë te përdorimi i të dhënave personale/ Alibeaj: Komisioni Hetimor do të nxjerrë para përgjegjësisë institucionet vendore

Është mbledhur sot për herë të parë Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, ku do të shqyrtohen parregullsitë e këtij procesi. Kryetari i këtij komisioni, Enkelejd Alibeaj teksa u diskutuan disa kërkesa nga maxhoranca dhe opozita, konstituoi komisionin, ndërsa prezantoi anëtarët e tij.

Kryetari i Komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit Enkelejd Alibeaj është shprehur se qëllimi i këtij komisioni është kontrolli i veprimtarisë së pushtetit vendor dhe fondet e institucioneve për qëllime elektorale.

Sipas Alibeajt ky komision do të hetojë dhënien e shpërblimeve të dëmeve të tërmetit, verifikimin e legalizmimeve për qëllime elektorale, punësimet në administratë për qëllime elektorale, përdorimin e të dhënave personale. Komisioni më pas do të njoftojë prokurorinë për hetimet në lidhje me këto çështje.

“Është kryetari ai i cili shtron edhe  çështjen për sekretarin dhe rregullore. Ajo është një rregullore që nuk e ka hartuar një anonim, ajo është e sjellë në këtë tryezë nga kryetari. Unë po ju them që do të miratohet nga ky komision, por duke qenë se janë akte të stazhionuar në komisione të tjera dhe të njëjtën rregullore e kam sjellë këtu. Pastaj komisioni dhe anëtarët kanë pushtetin për ta zhvilluar veprimtarinë. Pika e dytë e rendit të ditës është ajo e deklarimit të qëllimit të komisionit. Ngritja e këtij komisioni është bërë me kërkesë të opozitës dhe se qëllimi është kontrolli i veprimtarisë së organeve të pushtetit vendor për të hetuar burimet financiare të administratës për qëllime elektorale. Ky komision synon nxjerrjen e përgjegjësive instuticionale. Ky komision do të hetojë dhe bëjë verifikimin e shpërblimeve të dëmeve të tërmetit, verifikimin e legalizmimeve për qëllime Elektorale, punësimet në administratë për qëllime elektorale, përdorimin e të dhënave personale. Komisioni më pas do të njoftojë prokurorinë për hetimet në lidhje me këto çështje”- tha Alibeaj.

Ndërkohë ka pasur kundërshti nga përfaqësuesit e mazhorancës ku Klotilda Bushka ka propozuar që të përcaktohen 2 përfaqësues nga dy palët për të miratuar një draft dhe të prezantohet këtu mbledhjen tjetër. Ajo ka propozuar Nasip Naçon si përfaqësues.

“Unë nuk mendoj se rregulloja është përdorur e tillë në komisionet e tjera. Gjithmonë kemi kryer një process konsultimi. Le të caktohen 2 përfaqësues dhe në mbledhjen tjetër të vijnë me një draft dhe të miratohet si rregullore. Rregulloja është një akt i rëndësishëm dhe jo të gjithë kanë eksperiencën parlamentare. Nasip Naço të jetë përfaqësues nga mazhoranca”- tha ajo.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...