4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Nga Torvaianica në Dubai: Altin Sinomati dhe rrjeti i errët i mafies shqiptare

Nga rrugët e Torvaianicës deri te rrokaqiejt e Dubait, emri i Altin Sinomatit, 38-vjeçarit shqiptar i njohur si Passerotto, është bërë simbol i një realiteti të errët: eksporti i krimit dhe i turpit kombëtar.

Sipas hetimeve të karabinierëve italianë, Sinomati konsiderohet si mandanti i vrasjes së Shqiptarit Shehaj, një ekzekutim mafioz që ndodhi në shtator 2020, në plazhin e Torvaianicës, afër Romës. Për krimin, që lidhet me rivalitetet e grupeve të narkotrafikut, u paguan 150 mijë euro.

Krimi u krye në mes të ditës, në një plazh të mbushur me njerëz, duke dërguar një mesazh frike dhe pushteti. I njëjti killer kishte ekzekutuar më parë edhe Fabrizio Piscitellin, i njohur si Diabolik, kapo ultras i tifozerisë italiane, duke treguar lidhjet e errëta midis mafies shqiptare dhe botës së krimit italian.

Pas ngjarjes, Sinomati u zhduk dhe u fsheh në Dubai, një qytet që po bëhet strehë e mafies shqiptare. Pak muaj më parë, në të njëjtin vend u arrestua edhe Dorian Petoku, një tjetër figurë e njohur e botës së krimit. Sipas burimeve, edhe Arben Zogu hyn e del nga Dubai pa pengesa.

Dubai, një parajsë moderne për riciklimin e parave të drogës, armëve dhe trafikut njerëzor, shndërrohet në një qendër komande ndërkombëtare, ku drejtohen aktivitetet që po shkatërrojnë vendin tonë.

Ky arrest thekson tensionin midis drejtësisë ndërkombëtare dhe sistemit të ekstradimit, duke nxjerrë në pah sfidën e ndjekjes së figurave të krimit që operojnë në skenën globale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...