10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Ngadalësohet ritmi i rritjes së udhëtimeve ajrore, ndërsa rriten lëvizjet detare

Lëvizja e pasagjerëve përmes transportit ajror ka shënuar ngadalësim në tremujorin e dytë të këtij viti, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Nga prilli në qershor 2025, kanë udhëtuar me avion 3.052.511 pasagjerë, një rritje prej vetëm 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Ky ritëm është dukshëm më i ulët se një vit më parë, kur rritja arriti 64,7%.

Në hapësirën ajrore shqiptare gjatë kësaj periudhe kanë operuar 29 kompani ajrore (28 të huaja dhe një vendase), duke realizuar 110.073 fluturime, prej të cilave 83,2% kanë qenë vetëm mbikalime.

Edhe pse numri i pasagjerëve është rritur me ritëm më të ngadaltë, transporti ajror i mallrave ka përjetuar rritje. Volumi i përgjithshëm i mallrave dhe postës të përpunuar përmes ajrit arriti në 798,6 tonë, 42,4% më shumë se një vit më parë.

Ndërkohë, transporti detar ka shënuar përmirësim të dukshëm. Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025 kanë udhëtuar me anije 330.630 pasagjerë, një rritje prej 10,9% krahasuar me një vit më parë. Porti i Sarandës kryeson me 54% të totalit të lëvizjeve, pasuar nga Durrësi me 40,3% dhe Vlora me 5,7%.

Porti i Durrësit mbetet qendra kryesore e mallrave, duke përpunuar 93,6% të ngarkesave detare, ndërsa volumi i mallrave të transportuara përmes tij është rritur me 1,4%. Në total, 276 anije kanë hyrë ose dalë nga portet shqiptare në këtë tremujor, 16,1% më shumë anije të huaja krahasuar me vitin e kaluar.

Të dhënat e reja konfirmojnë një tendencë të re: ajri po ngadalëson, ndërsa deti po fiton terren si mënyrë udhëtimi dhe transporti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...