7.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Ngjarja e mbytjes në Porto Romano: Kërkimet për trupin e 40-vjeçarit vazhdojnë

Trupi i Aurel Ndonit, 40 vjeçarit të mbytur në Porto Romano më 25 shkurt, ende nuk është gjetur nga shërbimet e Policisë Kufitare, ato të Policisë së Durrësit, polumbarët e RENEA-s dhe për këtë arsye tashmë kërkimet janë ndërprerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:15 të datës 25 shkurt 2024, ku Ndoni ishte duke peshkuar bashkë me vëllanë e tij dhe një person tjetër.

Gjatë peshkimit dyshohet se 40-vjeçari rrëshqiti dhe ra në ujë. Trupin e tij mund ta ketë tërhequr rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti. Një grup i posaçëm hetimor i ngritur për rastin, po kryn hetimet për të zbardhur rrethanat. Pista e hetimit është shtrirë edhe deri në ndonjë konflikt të mundshëm ose vrasje, por deri më tani asnjëra prej pistave nuk është konfirmuar.

Ndërkohë që gjetja e trupit do të bënte të mundur verifikime përkatëse për shenja të mundshme dhune ose jo, burimet pranë familjes bëjnë me dije se ata kanë paguar grup privat polumbarësh për të bërë të mundur gjetjen e trupit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT