8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Ngjarja e rëndë në Korçë: Bashkëshorti dogji me benzinë gruan , ja si është gjëndia e saj

Melisa Trëndafili, një 31-vjeçare, ka pësuar djegie të rënda në 35% të trupit të saj, përfshirë fytyrën, qafën dhe gjymtyrët, pasi bashkëshorti i saj, me të cilin ishte në proces divorci, e dogji me benzinë. Ngjarja ka ndodhur në Korçë.

Sipas raportimeve, incidenti ndodhi kur Melisa ishte duke u përpjekur të sqaronte disa çështje me bashkëshortin e saj, në një zonë private, shumë metra poshtë banesës që ajo kishte marrë me qira dhe jetonte me fëmijët e saj. Pas takimit, ndërsa ishin ulur në shkallët e një shtëpie private, burri i ka hedhur benzinë dhe i ka vënë flakën.

Melisa, e tmerruar dhe e djegur rëndë, ka kërkuar ndihmë nga fqinjët. Ata kanë reaguar shpejt, duke i hequr rrobat e djegura dhe duke e ndihmuar të fikë flakët, si dhe duke i ofruar ndihmën e parë me barna shtëpie. Një fqinj, që i ka dhënë ndihmën e parë, ka deklaruar jashtë kamerave se pa ngjarjen e tmerrshme dhe ndihmoi në shuarjen e flakëve.

“Kam parë një burrë që ka spërkatur me benzinë një grua dhe më pas i ka vënë flakën. Gruaja, e tmerruar, ka trokitur në portën e shtëpisë time dhe së bashku me bashkëshorten kam ndihmuar në fikjen e flakëve dhe në ndihmën e parë. Plagët ishin të shumta dhe të rënda,” tha ai.

Melisa u dërgua fillimisht në spitalin e Korçës, por për shkak të natyrës së rëndë të djegieve, ajo u transferua në spitalin e Tiranës për trajtim të specializuar.

Çifti kishte qenë në proces divorci dhe ishin prindër të dy fëmijëve të mitur. Policia ka shpallur në kërkim autorin, i cili ka ikur nga vendngjarja pas aktit të dhunshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...