Një ngjarje e rëndë ka tronditur Selanikun teksa është gjetur një kufomë pa kokë dhe pa këmbë. Ngjarja e rëndë është bërë publike pak më parë në Autoritetet e Selanikut.
Autoritetet e Selanikut janë njoftuar për gjetjen e trupit në zonën e Kalochorit, kur një peshkatar ka hasur mëngjesin e sotëm kufomën në zonën detare të Kalochorit në drejtim të Halastrës.
Forcat e Rojës Bregdetare ndodhen në vendngjarje dhe po mbledhin informacione. Trupi i pajetë, që është i dekompozuar është dërguar në mjekësinë ligjore të Selanikut, ndërkohë që pritet identifikimi i tij.