8.5 C
Tiranë
Sunday, February 1, 2026
spot_img

Ngjarja që tronditi Greqinë/Shqiptari vret gruan banorët e zonës e kanë dëgjuar në momentin e ngjarjes

Është vënë në pranga shqiptari që vrau me thikë bashkëshorten e tij në Zakinthos të Greqisë. Ai është arrestuar disa orë pas krimit të rëndë, ndërkohë që mediet greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vrasjen tragjike të 41-vjeçares.

Viktima ka paditur në të kaluarën dy herë bashkëshortin për dhunë në familje. Padia e parë është bërë më 18 qershor. Mësohet se autoritete greke kishin lëshuar masë mbrojtjeje për 41-vjeçaren, që bashkëshorti mos ti afrohej deri në 100 metra.

Megjithatë, pas një kohe ai u lejua të kthehej në shtëpi. Por, ditën e djeshme viktima ka ngritur një padi të re ndaj tij për të njëjtën arsye dhe pas 30 minutash 51-vjeçari i mori jetën.

Fqinjët kanë dëgjuar zëra dhe kanë njoftuar policinë, ndërsa viktima u gjet e zhytur në një pellg gjaku në ballkonin e shtëpisë, me shumë shenja dhune dhe mavijosje në trup.

Një fqinje ka raportuar se e ka parë atë duke e tërhequr për flokësh gruan e tij dhe duke i thënë, “do të të vras”.

“Shqiptari e kapi për flokësh dhe e tërhoqi zvarrë në ballkon duke bërtitur “Do të të vras”, ka thënë komshia e çiftit për protothema,gr.

Çifti ka tre fëmijë, dy të mitur që jetonin me ta në Tsilivi dhe djalin e rritur që jetonte jashtë Zakynthos.

Gruaja fatkeqe punonte në një hotel të zonës dhe autori dyshohet se ka qenë xheloz për të.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tiranë: Arrestohen dy agjentë imobiliarë për mashtrim me blerje apartamentesh

0
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Agjentët e rremë”, duke arrestuar dy shtetas, bashkëjetues, të dyshuar për mashtrim ndaj qytetarëve në emër...

Greqi: Sekuestrohen rreth 75 kg kanabis pranë kufirit me Shqipërinë, një shqiptar në pranga

0
Policia greke në Rajo të Igumenicës ka sekuestruar rreth 75 kilogramë kanabis gjatë një kontrolli të një automjeti që vinte nga kufiri gjelbër me...

Tiranë: Arrestohen 4 persona për trafik armësh në operacionin “Lockdown”

0
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown” pas një hetimi dy mujor, duke arrestuar katër persona të dyshuar për trafik dhe shitje...

Limi largohet nga Big Brother VIP Kosova: “ Stitchi gjithmonë zgjedh veten”

0
Banori Limi ka njoftuar largimin nga gara e Big Brother VIP Kosova, duke e cilësuar përvojën brenda shtëpisë si “të paharrueshme”. Ai tregoi se...

Berisha konfirmon: Protesta e 10 shkurtit do të fokusohet vetëm në Tiranë

0
Ish-kryeministri Sali Berisha u përgjigj pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale lidhur me organizimin e protestës së 10 shkurtit, duke bërë të qartë se...