7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Ngjarja tragjike në Graçanicë/Vrasesit e Liridonës e vëzhgonin në restorant para ngjarjes

Një natë tragjike në një restorant në Graçanicë ka rrevehtur detaje të reja, duke hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë ku humbën jetën disa persona. Në këtë kontekst, bëhet e ditur se përveç familjes Murseli, aty ishte edhe Granit Plava, personi dyshuar se mund të jetë autor i vrasjes së Liridonës.

Granit Plava, i dyshuar për rolin e tij në ngjarje, ishte në të njëjtën restorant para familjes Murseli. Ai, sipas burimeve të sigurta, u largua para tyre me veturën e tij, të cilën e kanë identifikuar kamerat e sigurisë në vendin e ngjarjes.

Gjatë darkës, Plava është parë duke porositur ushqim, ndërsa vëzhgonte me kujdes tavolinën ku ndodhej Naim Murseli me familjen e tij. Naim Murseli dyshohet se mund të ketë paguar Plavën për të kryer vrasjen e Liridonës.

Policia e Kosovës, duke u bazuar në kamerat e sigurisë, ka identifikuar se Plava është ngritur pak minuta më herët sesa familja Murseli të largohet nga restoranti. E largimin, pas dy orë qëndrimi në restorant, e kapën kamerat e sigurisë që tash janë në duar të policisë.

Nga aty Policia e Kosovës identifikoi se Plava u largua me veturën e njejtë që ishte parë edhe tek vendi ku ndodhi ngjarja tragjike e 29 nëntorit. Plava po priste tek një vend në Bërnicën e Epërme të cilët banorët e quajnë Sinidoll e që gjendet në periferi të Prishtinës, aty ku familja Murseli kishte blerë një shtëpi.

Në vendin e ngjarjes gjendet një kthesë e madhe, që detyron shoferët të ndalin shpejtësinë e lëvizjës. Madje pak metra më lartë, rruga është e dëmtuar që domosdo automjeti duhet të lëvizë ngadalë. T7 ka qëndrruar të martën në restorantin, ku Naim Murseli ka ngrënë darkën e fundit me famijen e tij, por ata nuk kanë dashur të komentojnë asgjë lidhur me këtë rast.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...