14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Ngjarje e pareprecendente në urgjencën e Spitalit të Durrësit: I ri dhunohet para policisë dhe bluzave të bardha

Një ngjarje e pazakontë u regjistrua në Urgjencën e spitalit të Durrësit, ku një i ri që po merrte mjekim u sulmua nga tre persona para syve të policisë dhe bluzave të bardha.

I dhunuari është Eridion Cenameti nga Burreli me banim në Durrës. Ai ishte arrestuar dy ditë më parë nga efektivet e Rrugores pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Për shkak të konsumimit të tepërt të alkoolit, nuk u dërgua në paraburgim por në urgjencë për të marrë mjekim. Por në dhomën e spitalit, ku ai ruhej me polic, hynë tre persona dhe e goditën me grushte në kokë e fytyrë duke i shkaktuar plagë të shumta.

Agresorët u larguan me shpejtësi, ndërsa i plagosuri në dëshminë për hetuesit tha se ata janë të afërmit e të dashurës së tij, që e kanë kërcënuar edhe më parë. Eridioni i ka thënë hetuesve se agresorët i kanë kërkuar të heqë dorë nga vajza dhe të zhdukej nga Durrësi.

Një ditë pas ngjarjes, të martën e 28 majit 2024, Policia e Durrësit njoftoi se ka arrestuar Benard Kajën, Elton Kaleshin dhe Kledian Lleshin, të tre banues në Durrës, pasi në ambientet e spitalit të Durrësit, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë dhe kanë goditur me grushte Eridion Cenametin.

Mbi tre personat rëndojnë veprat penale të “kundërshtimit të punonjësve të Policisë së rendit”, “plagosjes së lehtë me dashje” dhe “prishjes së rendit dhe qetësisë publike”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...