Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Petrelë, Tiranë, ku një punëtor ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në makinerinë e një fabrike për prodhimin e vajit të ullirit. Sipas informacionit të dhënë nga policia, shtetasi M. P., rreth 65 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar dorën në makinerinë e fabrikës në pronësi të shtetasit Xh.H. Si pasojë e dëmtimit, ai ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur më datë 19 dhjetor 2024, në fshatin Barbas, Petrelë. Grupi hetimor ka nisur punën për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë tragjedi.






