9.5 C
Tiranë
Monday, December 8, 2025
spot_img

Ngre këmbët mbi tavolinë teksa priste votimin Deputeti Paloka, gjesti tërhoqi vemendjen

Deputeti Edi Paloka tërhoqi vëmendjen gjatë seancës plenare ku pritej votimi për kryeparlamentaren e re, Elisa Spiropali. Në një moment të tensionuar me përplasje verbale midis deputetëve Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, Paloka zgjodhi një mënyrë të pazakontë për të pritur votimin. Ai u ul në vendin e tij, vendosi këmbët mbi tavolinën e deputetëve dhe shikonte telefonin e tij.

Ky gjest, i cilësuar si aspak i hijshëm për një institucion ligjvënës, u interpretua si një përdhosje e etikës parlamentare. Ndërsa pamje të ngjashme janë parë nga liderë si Barack Obama apo Edi Rama, këto kanë ndodhur në zyrat e tyre private dhe jo në publik, e aq më pak në një institucion ligjvënës gjatë një votimi të rëndësishëm.

Paloka, me këtë veprim, demonstroi një mungesë respekti për Parlamentin, duke e trajtuar atë me një qëndrim që shumë e konsiderojnë më të papërshtatshëm se një kafene lagjeje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...