8.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Nis Maratona e Tiranës, kryebashkiaku Veliaj: “Treguesi më i bukur i një Tirane që po i rikthehet normalitetit”

Ka nisur sot në kryeqytet edicioni i 5-të i Maratonës së Tiranës 2021, event i cili rikthehet pas një viti pushim për shkak të pandemisë. Në maratonë marrin pjesë 2500 vrapues, mes të cilëve 1 mijë janë nga 35 vende të ndryshme.

Si pasojë e zhvillimit të këtij eventi qarkullimi i automjeteve do të jetë i kufizuar dhe i devijuar.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në fjalën e tij hapëse falenderoi të gjithë pjesëmarrësit nga Shqipëria dhe e gjithë bota, ndërsa theksoi se Tirana tani është zyrtarisht e hapur.

“Faleminderit që keni mbushur Tiranën plot me gëzim, falënderoj sidomos ata 1000 vetë që kanë ardhur nga 35 shtete të ndryshme, duke filluar nga Kosova, Maqedonia e Veriut , Presheva. Ne jemi zyrtarisht të hapur dhe rikthimi i maratonës pas viteve mungesë është ndoshta shenja më e bukur e një Tirane që do i rikthehet normalitetit e jetës aktive. Një mirëseardhje të zjarrtë për të gjithë ata që na vizitojnë për herë të parë. Shpresoj të rrini sa më gjatë dhe të vini sa më shpesh”, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se sot vrapohet edhe për kauza të rëndësishme si ajo e “Run with refugees”, për të treguar që jemi një vend i hapur, jemi një qytet i hapur.

“Më vjen shumë mirë që qyteti ynë me 144 nacionalitete të ndryshme është një derë të hapur për të gjithë ata që kanë nevojë. E di që vrapojnë për shumë kauza të tjera. Janë ata që vrapojnë për arsye mjedisore, ata që vrapojnë për sëmundje të ndryshme ose për të adresuar çështje shumë të rëndësishme sociale. Keni gjithë respektin tonë dhe mezi pres që përtej sensibilizimit të Maratonës ne të jemi aleat në gjithë këto kauza të përbashkëta. Shumë faleminderit, fitoftë më i miri por mbi të gjitha të kënaqemi të gjithë”, u shpreh ai.

Në fund Veliaj falënderoi të gjithë qytetarët e Tiranës që respektuan zhvillimin e këtij aktiviteti duke lënë makinat në shtëpi.

opennews.al
opennews.al
opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Vlorë: Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

0
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën e Lumi i Vlorës, pranë fshatit Drashovicë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një...

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...