2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Nis seanca e tretë për shkarkimin e Metës në Kushtetuese, Dervishaj: Provat e sjella nga Kuvendi nuk janë të vërteta

Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca e tretë ku do të diskutohet në lidhje me vlefshmërinë e vendimit të Kuvendit për të shkarkuar presidentin Ilir Meta.

Që në nisje të seancës përfaqësuesit e presidencës, i kanë dhënë Kushtetueses, përgjigjet me shkrim për 72 pyetjet që iu bënë disa ditë më parë Ilir Metës.

Po ashtu dhe Kuvendi ka dorëzuar dokumentet dhe përgjigjet që i ishin kërkuar nga gjyqtarët e Kushtetueses.

Ndërkohë që përfaqësuesi i presidentit, Bledar Dervishaj ka pasur pretendime mbi vërtetësinë e provave që janë dorëzuar nga Kuvendi.

Sipas tij disa prej dokumenteve janë dorëzuar në kushtet e urgjencës nga Kuvendi, duke u përpjekur që të ndikohet mbi vendimin për shkarkimin apo jo të presidentit.

Dervishaj: Jemi ne seancen e tretë të kësaj çështje. Presidenca parashtroi përgjigjet e saj. Edhe Kuvendi i dorëzoi me shkrim. Nuk u përgjigj brenda 2 orësh, pasi nuk kishte mundësi. Përgjigjet ne i kemi hartuar me shkrim.

I depozitoj para gjykatës përgjigjet me shkrim të presidentit. Duke u ndalur tek disa prova të reja që kanë ardhur nga Kuvendi dhe presidenti. Dua të anatemoj vërteësinë e provës nga Kuvendi, ka ardhur te premten me urgjencë, ndërkohë që punonim mbi pyetjet. Bëhet për të hedhur poshtë pretendimet e presidentit. Kjo është urgjenca, ne e kuptojmë. Por kuvendi smund të ndërhyjë te prova, te vërtetësia e saj.

Me datë 4 shkurt Gjykata na dërgoi një shkrese të Kuvendit. Që prej datës 1 korrik i jemi referuar numrit të kryetarit 06.05.2021 dhe jo 05.05.2021 siç e përcjell Kuvendi. Është në format me nënshkrimin e kryetarit.

Nuk mund të caktohej data 7 për mbledhjen e Kuvendit, sepse raporti nuk ishte formësuar.

Nese do të krahasojmë pikën 20 të urdhërit të kryetarit, me pikën 20 të rendit të ditës, edhe titulli ndryshon.

Kjo vë në dyshim të fortë vërtetësinë e provave të sjella.

Gabimi më trashanik është urgjenca sesi është sjellë kjo provë e Kuvendit, e cila nuk është e vërtetë, por ka si qëllim të hedhë poshtë atë cka pretendon presidenti.

Ndërhyrja e presidentit në zgjedhje.

Presidenti ka komunikuar me letër me Komisionerin shtetëror, ku kërkonte që i gjithë kabineti i presidentit të marrë pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve.

Celibashi i bëri me dije të presidentit që se bashku me kabinetin e tij mund të merrte pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve. Prandaj ndërhyrja e presidentit në vëzhgimin e zgjedhjeve ishte legjitime.

Në vitin 2019, Kryetari njofton formalisht presidentin ku ai ka të drejtën për t’u dëgjuar para komisionit të ligjeve. Në vitin 2021, ky standart është shkelur dhe Kuvendi e ka pranuar vetë këtë fakt.

I njëjti komision, i njëjti kryetar, e njëjta relatore, por standarte të ndryshme.

Presidenti ka luajtur rolin e tij mbi palët pasi vendi u fut në situatë të jashtëzakonshme si pasojë e covidit. Presidenti për të ruajtur qetësinë dhe balancat politike, hartoi një platformë bashkëpunumi që ua ofroj palëve për të kapërcyer krizat politike.

Përvec presidentit, asnjë palë tjetër nuk mori përsipër që ta ndiqte si platformë. Ai ka ndekur ligjet kushtetuese ku presidenti ka si qëllim ruajtjen e balancave dhe të qetësise politike.

Kryetarja e gjykatës së lartë, Tusha: Ne ju kemi ftuar të jepni përgjigjje, është kjo seancë ku ju duhet të jepni përgjigje, deri më tani keni paraqitur prova dhe komentet e tyre.

Dervishaj: Ne të gjitha përgjigjjet i kemi depozituar me shkrim. Referuar pyetjeve unë u përgjigja disa prej tyre në menyre të përmbledhur.

Tushe: Nëse ju nuk do ti sillnit me shkrim nuk përbënte problem

Dervishaj: Ne po bëjmë të njëjtën gjë si Kuvendi

Tushe: Është e drejta juaj të zgjidhni se si doni të komunikoni me gjykatën

Përfaqësuesja e Kuvendit, Klotilda Bushka: Nuk ka asnjë standard të ndryshëm mes legjislaturave, është i njëjti standard. Nuk është në rolin e presidentit të sillet si subjektet politike.

Kërkesa jonë është ti jepet fund shqyrtimit gjyqësor dhe të kalojmë në gjykimin përfundimtar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...