14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Nis shpërndarja e vaksinës Moderna në institucionet shëndetësore në SHBA

Në SHBA, ngarkesat me vaksinën Moderna për koronavirusin nisën të dërgohen sot në mëngjes drejt objekteve të kujdesit shëndetësor.

Shpërndarja e vaksinës Moderna në më shumë se 3,700 destinacione të vendit do të zgjerojë mjaft operacionet e nisura javën e kaluar me kompaninë Pfizer Inc. Qeveria amerikane planifikon të shpërndajë brenda javës që vjen 5.9 milion vaksina Moderna dhe 2 milion vaksina Pfizer.

Por synimi ambicioz për të imunizuar para fundit të vitit 20 milionë amerikanë me dozën e parë të vaksinës që kërkon dy doza, mund të shtyhet deri në javën e parë të janarit, u tha gazetarëve gjenerali amerikan Gustave Perna.

Dje, kompania Moderna i transportoi vaksinat e para nga fabrikat e saj të prodhimit në Bloomington të shtetit Indiana për në magazinat e operuara nga firma McKesson për t’u paketuar në kontejnerë dhe për t’u ngarkuar në kamionë. Dërgesat do të fillojnë të arrijnë tek objektet shëndetësore të hënën, tha gjeneral Perna.

Shpërndarja e vaksinës Moderna do të zgjerojë ndjeshëm mundësinë e njerëzve për t’u imunizuar ndërkohë që vdekjet e shkaktuara në SHBA nga koronavirusi arritën në më shumë se 310,000 javën e kaluar, 11 muaj pas rasteve të para të konfirmuara në vend.

Disa shtete amerikane kanë zgjedhur Modernën për zonat rurale, sepse kjo vaksinë mund të ruhet për 30 ditë në frigoriferë me temperaturë standarde. Ndërsa vaksina Pfizer duhet të transportohet dhe ruhet në -70 Celsius dhe mund të mbahet vetëm për pesë ditë në temperaturat standarde të frigoriferit.

Dozat e para po u jepen profesionistëve të shëndetit. Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të vendosin tani se cila do të jetë kategoria e radhës që do të vaksinohet. Kategoritë që po shqyrtohen janë punonjësit e domosdoshëm, personat mbi 65 vjeç dhe ata me sëmundje ekzistuese.

Një vaksinë e tretë?
Ndërkohë, një vaksinë e tretë për koronavirusin mund të marrë miratimin e SHBA muajin e ardhshëm, tha të dielën një zyrtar i lartë amerikan i shëndetësisë.

Admirali Brett Giroir, ndihmës sekretar në Departamentin e Shëndetësisë, tha për ABC News se të dhënat ende nuk janë publikuar për vaksinën e re të koronavirusit nga kompania Johnson & Johnson dhe Janssen, por nëse miratohet, ajo do të ishte vaksina e tretë në SHBA pas atyre të kompanive Pfizer dhe Moderna Inc.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...