12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Nis turneu më i madh i tenisit botëror, Wimbledon, finalisti i sezonit të kaluar tërhiqet

Sot në Londër nis turneu më i madh i tenisit botëror, Wimbledon. Të shumtë do jenë sportistët që do garojnë në kategorinë e femrave dhe meshkujve, teksa pak orë para nisjes finalisti i sezonit të kaluar ka njoftuar tërheqjen.

Nick Kyrgios njoftoi në orët e vona së të dielës se i duhej të tërhiqej. Tenisti greko-australian ka vuajtur problemet fizike në këtë periudhë dhe së fundmi bëri të ditur se e ka të pamundur të marrë pjesë në Wimbledon pasi ndjen shqetësime në kyçin e dorës.

“Këtë periudhë kam pasur shumë probleme fizike dhe në Mallorca ndjeva shqetësime në kyçin e dorës. Vendosa t’i bëja një skaner dhe zbulova se kisha një problem në ligament. Bëra gjithçka ishte e mundur për të qenë gati dhe për të luajtur në Wimbledon, por koha nuk ishte në favorin tim. Do të kthehem shpejt dhe si gjithnjë e vlerësoj shumë mbështetjen e fansave të mi”, tha greko-australiani në kanalet e komunikimit.

Kyrgios në raundin e parë të Wimbledon do përballej me David Goffin, teksa belgu tashmë do të kalojë automatikisht në raundin e dytë. Kyrgios edicionin e kaluar humbi në finalen e madhe me Djokovic.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Babai i Selin Bollatit kritikohet pas postimit për Enver Hoxhën

0
Pas performancës së saj në testin e kulturës së përgjithshme në “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati u bë e njohur si “kampionia” e...

Michael B. Jordan feston fitimin e Oscar me hamburger në In-N-Out

0
Disa orë pas ceremonisë së 98-të të Çmimeve të Akademisë në Teatrin Dolby të Los Angeles, Michael B. Jordan festoi fitoren e tij për...

Sali Berisha merr pjesë në iftarin e Bashkisë Kavajë për Natën e Kadrit

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, mori pjesë mbrëmjen e së hënës në iftarin e organizuar nga Bashkia e Kavajës me besimtarët...

Halit Ergenc dhe Meryem Uzerli ribashkohen pas 15 vitesh për projektin “Imroz’da Bahar”

0
Aktori kryesor i serialit të njohur turk “Sulejman i Madhërishëm”, Halit Ergenc, dhe aktorja Meryem Uzerli do të rikthehen së bashku pas 15 vitesh...

Pronari i ONIMA, Erkand Shabani, reagon pas arrestimit të Gjestit:”Do të një konferencë për...

0
Pas arrestimit të këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, pronari i kompanisë ONIMA, Erkand Shabani, ka reaguar për herë të parë publikisht për...