14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Nisën punimet për teatrin e ri Kombëtar , Berisha :”Kjo është një sfidë e hapur”

Është mbledhur sot grupi parlamentar i PD. Kreu i PD Sali Berisha  duke u ndalur tek nisja e punimeve për Teatrin e ri Kombëtar, tha se është një akt madhor anti kushtetues teksa i bëri thirrje ndërtuesit të mos bëhet mashë e Erion Veliajt dhe Edi Ramës.

Berisha: 

Ngaky akt kalohet në një akt madhor, dhunimin flagrant të vendimit të Kushtetueses. Kjo është një sfidë e hapur, jo vetëm për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, por për opozitën në radhë të parë.

Opozitës i thuhet se nuk njohim norma, nuk njohim standarde, por jemi të gatshëm të ndërmarrim çdo akt, në kundërshtim të hapur me një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ndalon procedimin e mëtejshëm në atë truall, ia kthen atë qeverisë. Ky është vendi i vetëm ku vendimet e Kushtetueses rrëzohen me vendime të banditëve qeveritarë.

Ky është vendi i vetëm në botë ku një vendim i Gjykatës Kushtetuese rrëzohet me një vendim të qeverisë.

Ndaj dhe unë, paralajmëroj Erion Veliajn se me këtë akt ai po nxit me të gjithë forcën, përplasjen me qytetarët.

Ai është një kukull e Edi Ramës, por do përgjigjet për këtë akt.

Paralajmëroj ndërtuesin që të mos bëhet mashë. Hiq dorë nga ai projekt. Populli opozitar nuk do e pranojë kurrë atë projekt

Populli opozitar do bëjë gjithçka për zbatimin e drejtë të vendimit të Kushtetueses.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...