9.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Nisin provimet e Maturës Shtetërore/ Rreth 34 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të gjuhës së huaj

Rreth 34 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të parë të gjuhës së huaj. Testi do të zhvillohet në 208 qendra provimesh.

Në të gjithë vendin janë 34 mijë maturantë që do të testojnë njohuritë e tyre sot, ndërsa vetëm në Tiranë janë 3800 maturantë, të cilët do të zhvillojnë provimin në 34 pika testimi.

Ndryshe nga një vit më parë, këtë herë maturantët do ti nënshtrohen një testi me pyetje të alternuara mes atyre me alternativa dhe zhvillim.

Testi do të nisë në orën 10:00, por ndryshe nga një vit më parë, kur për shkak të pandemisë kohëzgjatja e provimit ishte 2 orë, këtë vit do të jetë 2:30 minuta, kërkesë kjo e protestës së maturantëve vitin e kaluar.

Edhe këtë vit, veç rregullores së maturës, nxënësit duhet të zbatojnë masat anti Covid, distancën dhe mbajtjen e maskave gjatë kohës së provimit. Në klasa do të ruhet distanca dhe do të qëndrojnë aq persona sa të mund të zbatohet ky rregull, duhet të jenë të pajisur me maska dhe do të kryhet dezinfektimi i tyre në momentin që hyjnë në ambientet e shkollës.

Ndërkohë provimet e tjera janë ato të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në 7, në 11 ai i Matematikës dhe në 15 Lënda me Zgjedhje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...