6.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Nisma e kryeministrit për t’i dhënë pensionistëve 5 mijë lekë ekstra/ Meta: “Një tjetër premtim bosh në thesin e gënjeshtrave”

Kreu i PL, Ilir Meta në një deklaratë për mediat tha se nisma e kryeministrit Edi Rama për t’i dhënë pensionistëve 5 mijë lekë ekstra, është një tjetër premtim bosh në ‘thesin e gënjeshtrave’.

Ilir Meta dekaroi se 5 mijë lekë pensionistëve nuk i arrijnë as për ilaçe dhe se Rama po thyen Kodin Zgjedhor, duke bërë premtime elektorale, pasi në 10 vite qeverisje taksat e marra nga shqiptarët nuk i ka kthyer në shërbime.

Sakaq kreu i PL shtoi se “në 14 maj, Rilindja do të marrë ndëshkimin e duhur nga shqiptarët për të gjithë mashtrimet e dhëna ndaj tyre”, ku citoi “ai është në borxh me shqiptarët, pasi me taksat e tyre ka pasur vetëm rritje në buxhetin e shtetit”

“Edi Rama në ethet e humbjes së sigurtë, ka filluar të hapë thesin e gënjeshtrave të përsëritura që janë bërë bajat në 10 vite. Si shpërdoruesi më i madh, pas 10 vite në qeverisje doli sërish për të manipuluar me premtime boshe shqiptarët.

Shqiptarët e kanë provuar se Rama ka rritur në kushte tronditëse kushtet e jetesës. Është fakt se në vitet 2005-2013, pensionet u rritën deri në 70%, ndërsa ky që mashtron i rriti vetëm 22%. Shqiptarët e kanë provuar qeverisjen e tij, me rritjen e çmimeve të cilat vazhdojnë në mënyrë galopante. Në qeverisjen e Ramës, pagat dhe pensionet janë më të ulëta sesa Rajoni.

Në këto 10 vite varfëria është thelluar dhe inflacioni është rritur. Vetëm disa ditë para zgjedhjeve ai i premtoi pensionistëve 5 mijë lekë, çmimi i një thesi miell apo dhe që nuk i mjaftojë për të blerë ilaçe. Rama është në borxh me shqiptarët pasi ata kanë sjellë rritje në buxhet por nuk i është kthyer në mënyrë të drejtë. Pse priti deri në prill për dhënien e lëmoshës? Inflacioni është rritur, por Rama jep vetëm një lëmoshë për pensionistët, paratë e mbledhura i kishte në dispozicion që në vitin e kaluar. Rama po thyen kodin zgjedhor me këto premtime elektorale, pasi nuk bën asnjë punë, ai e kishte rastin të rriste më herët pagat.

Indeksimi i pagave është me ligj, në 14 maj, shqiptarët do t’i japin ndëshkimin e duhur mashtrimeve të Ramës. Do votohet për t’i dhënë ndëshkimin e merituar qeverisë së tij në kaq vite, ka shkatërruar pushtetin vendor, ka falimentuar disa bashki që duhet të ishin më të pasura si Kavaja e Vora. Taksat e qytetarëve duhet të përkthehen në shërbime të mira,

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...