11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Nisma ‘Foltorja’ pret të shkarkoj Bashën, sot do të lexohen emrat e delegatëve të disa degëve të PD

Ditën e sotme do të lexohen emrat e delegatëve që kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit, në degët e Partisë Demokratike në Shkodër.

Nisma Foltorja ka njoftuar këtë të shtunë se në orën 12:30 do të lexohen emrat e deglegatëve të PD-së Shkodër, Pukë, Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës, të cilët kanë firmosur pro kuvendit të Berishës.

Njoftimi

Njoftim- Partia Demokratike- Foltorja

Sot, dt. 4 Dhjetor, ne oren 12.30, deget e PD-se Shkoder, Puke, Malesi e Madhe dhe Vau i Dejes do te lexojne emrat e delegateve qe kane firmosur formularin per mbledhjen e Kuvendit Kombetar me date 11 Dhjetor.

Leximi I emrave do te behet ne seline e PD-se. Ftojme mediat te marrin pjese. Faleminderit.

Rikujtojmë se Sali Berisha ka ndërmarrë nismen Foltorja pasi Lulzim Basha e përjashtoi nga partia në datë 9 shtator. Berisha thotë se ka mbledhur firmat e nevojshme për thirrjen e Kuvendit Kombëtar në datë 11 dhjetor, ku pritet të shkarkohet Basha. Mirëpo ky i fundit nuk e njeh kuvendin e Berishës dhe ka njoftuar një tjetër kuvend në datë 18 dhjetor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

SHBA ofron 10 milionë dollarë shpërblim për informacion mbi udhëheqësit kryesorë iranianë

0
Qeveria e SHBA-së ka njoftuar një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion që mund të çojë në identifikimin ose arrestimin e udhëheqësve...

Zelensky: “Lehtësimi i sanksioneve ndaj naftës ruse i jep Moskës 10 miliardë dollarë për...

0
Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, presidenti i Ukraina, Volodymyr Zelensky, kritikoi administratën e...

Trump: “Çdo objektiv ushtarak në ishullin Kharg u shkatërrua”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “çdo objektiv ushtarak” në ishullin Kharg u shënjestrua dhe u shkatërrua. Ky ishull është thelbësor...

Inteligjenca artificiale në luftë: Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli përdorin AI për operacione kundër...

0
Inteligjenca artificiale po përdoret në një shkallë të paparë në operacionet ushtarake të Shtetet e Bashkuara dhe Izrael kundër Iran, duke shënuar një fazë...

BE shtyn rregullat e reja për inteligjencën artificiale deri në vitin 2027

0
Vendet anëtare të Bashkimi Evropian po planifikojnë të zbatojnë rregulla më të rrepta për ofruesit e inteligjencës artificiale shumë më vonë nga sa ishte...