14.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Nisma Thurje dorëzon në kuvend peticionin për plazhet publike

Nisma Thurje ka dorëzuar këtë të martë në kuvend projekt-ligjin për plazhet publike me një peticion të firmosur nga 10 mijë qytetarë të cilët kërkojnë lirimin e hapësirave të zaptuara nga biznese të ndryshme.

Kryetari i partisë, Endri Shabani tha se sot, pas depozitimit të këtij projekt-ligji, deputetët kishin mundësi të provonin nëse qëndronin në krah të qytetarëve apo të një grupi biznesmenësh për interesat e të cilëve nga 2008 e deri më tani kishin kaluar plot 50 ligje me porosi.

“Këtu janë emrat dhe të dhënat e 10 mijë qytetarëve që kanë propozuar këtë projekt-ligj, zërin e të cilëve e kemi sjellë këtu. Ky kuvend që nga 2008 ka kaluar të paktën 50 ligje me porosi. Ne sot po bëjmë të kundërtën, po sjellim zërin e 10 mijë shqiptarëve të bërë bashkë që kërkojnë të drejtën e tyre.

Sot nga Saranda deri në Shkodër, plazhet e Shqipërisë, kanë trarë siç po u tregoj edhe në këto foto në veri dhe jug të vendit. Sot shqiptari nuk e gëzon dot tokën e vetë, jo sepse është ngritur një tra nga osmanët apo fashistët por nga një grup i vogël biznesmenësh të cilët janë pasuruar dhe kanë ndërtuar sarajet e tyre.

Sot shqiptari nuk ka nevojë për vizë për lëvizjen në Europë, por nuk lëviz dot brenda tokës së vetë. Sot shqiptari është i nëpërkëmbur në shtëpinë e vetë. Sot ky kuvend ka mundësi t’i japë fund zaptimit të tokës publike të shqiptarëve. Deputetët kanë shansin historik për të treguar nëse janë aty për të mbrojtur interesin e shqiptarëve apo të një grupi të vogël biznesmenësh. Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës me ata që u kanë zaptuar pronat, me një kuvend indiferent ndaj halleve të tyre dhe nga politikanët që prej 30 vitesh qeverisin këtë vend”– u shpreh Shabani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...