Këngëtarja Nita Latifi, ish-banuese e “Big Brother VIP 2,” u pyet gjatë një interviste për vendimin e fundit të Gjykatës së Fierit, e cila ka dënuar këngëtarin Luiz Ejlli me një vit burg. Duke qenë se Nita dhe Luizi kanë ndarë të njëjtën shtëpi gjatë sezonit të dytë të “BBV,” reagimi i saj ka ngjallur kuriozitet tek publiku.
E pyetur nëse ka pasur ndonjë kontakt të fundit me Luizin ose partneren e tij, Kiarën, Nita u përgjigj se e kishte parë lajmin për dënimin në internet, por nuk ishte e sigurt për vërtetësinë e tij. “Jo çdo lajm që del është i vërtetë. Nuk e di nëse është e saktë 100%,” shpjegoi ajo, duke lënë të kuptohet se nuk kishte konfirmim të drejtpërdrejtë për këtë çështje.
Kur prezantuesja e sqaroi se bëhej fjalë për një vendim gjyqësor, Nita reagoi me habi dhe shqetësim. “Domethënë është e vërtetë? Nuk kam folur me të. Thjesht e kam takuar rastësisht në Prishtinë dhe u gëzova shumë që po arrin sukses në muzikë dhe karrierë,” tha ajo. “Më vjen keq nëse do t’i ndodhë diçka e tillë, sepse një vit burg do t’i kushtonte shumë. Normalisht, askush s’e dëshiron një gjë të tillë.”
Deklaratat e saj kanë ngjallur interes për të ditur më shumë rreth situatës së Luizit dhe për ndikimin që një vendim i tillë mund të ketë mbi karrierën e tij muzikore.