4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Një 6-vjeçar humb jetën në Spitalin e Lushnjës pas komplikimeve nga Bronkopneumonia

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në spitalin e Lushnjës, ku një 6-vjeçar ka humbur jetën pas komplikimeve shëndetësore. Fëmija ishte paraqitur në spital rreth orës 14:00, ndërsa kishte qenë duke u mjekuar në kushte shtëpie nën kujdesin e gjyshërve për gjashtë ditë.

Sipas mjekëve, i mituri vuante nga bronkopneumonia bilaterale. Pas analizave të kryera dhe vlerësimit të gjendjes së rënduar shëndetësore, mjekët vendosën ta dërgojnë fëmijën për trajtim më të specializuar në Tiranë. Megjithatë, i mituri ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në ambulancë nga arresti kardiak, pasojat e sëmundjes së mëparshme.

Në momentet e fundit, kanë qenë të pranishëm mamaja dhe gjyshi i fëmijës, të cilët kanë refuzuar autopsinë dhe kanë marrë trupin e tij për t’i bërë nderimet e fundit. Drejtoria e Spitalit të Lushnjës ka deklaruar se Ministria e Shëndetësisë do të japë më shumë sqarime për rastin, ndërsa Policia e Lushnjës ka nisur procedurat dhe ka dërguar çështjen në prokurori për vlerësimin e rastit tragjik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...