15.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Një bakter i ri i pazbuluar më parë në Tokë, zbulohet në stacionin hapësinor kinez Tiangong

Shkencëtarët kanë identifikuar një bakter të ri dhe tepër rezistent në stacionin hapësinor kinez Tiangong, i cili nuk është parë ndonjëherë më parë në Tokë. I zbuluar fillimisht në një tampon të vitit 2023, pas dy vitesh analizash intensive, mikrobi ka treguar karakteristika unike që e bëjnë të mund të mbijetojë në kushte mjedisore jashtëzakonisht ekstreme.

Gjatë qëndrimit në Tiangong, astronautët në mënyrë rutinore i nënshtrohen analizave me tampone për të monitoruar mikrobet që gjenden në ambient. Në një prej këtyre kontrolleve u zbulua një mikrobiomë krejtësisht e re, me përbërje dhe funksione që nuk janë të njohura më parë.

Bakteri, i quajtur “niallia tiangongensis”, ka një rezistencë ndaj stresit mjedisor shumë më të lartë se çdo mikrobi tjetër që njihet në Tokë. Përbërja kimike e tij e bën të aftë për të përballuar kushtet ekstreme që përfshijnë rrezatimin e lartë, mungesën e gravitetit dhe temperaturat e ndryshueshme.

Sipas ekspertëve, një bakter i ngjashëm në planetin tonë shkakton infeksione të rënda dhe shpesh vdekjeprurëse. Megjithatë, deri më tani nuk është konfirmuar nëse “niallia tiangongensis” është zhvilluar autonomisht në hapësirë apo ka ardhur nga jashtë.

Shkencëtarët po vijojnë studimet për të kuptuar më mirë sjelljen dhe rrezikun e këtij organizmi, ndërkohë që po punojnë për të siguruar mbrojtje maksimale për astronautët dhe pajisjet hapësinore nga një kërcënim i mundshëm bakterial alien.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...