12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Debat intensiv në Komisionin e Ligjeve për konkursin në Shkollën e Magjistraturës

Gazment Bardhi, nënkryetari i grupit të PD-së së Rithemelimit, kërkoi që drejtori i Magjistraturës, Arben Rakipi, të thirret në Komisionin Ligjeve për të sqaruar dyshimet mbi procesin e konkursit në shkollën e magjistraturës. Kjo propozim ka hasur në kundërshti nga socialistët, të cilët e shohin si tentativë për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

Bardhi u shpreh: “Bëjmë sikur nuk e kemi parë atë që ka ndodhur në konkursin në shkollën e magjistraturës. Sipas raportimeve në media, pa asnjë procedurë transparente janë shtuar dhe ndryshuar rezultatet ditë pas dite. Ndodh për herë të parë që një process konkurues vishet me hije dyshimi e skandali. Është urgjente thirrja e seancës dëgjimore, nuk mund të mos bëjmë sikur nuk e kemi parë.”

Pandeli Majko ka reaguar duke thënë se shkolla e magjistraturës nuk varet nga Parlamenti dhe se është e paligjshme të thirret drejtori i Magjistraturës në Komision. Ai shtoi: “Duke vlerësuar shqetësimin që keni, mendoj se situata nuk mund të politizohet. Thirrja e drejtorit të Magjistraturës është e tepërt dhe e paligjshme.”

Në anën tjetër, Toni Gogu komentoi me ironi se forca politike e Bardhit po përpiqet të jetë e shqetësuar për punët e drejtësisë, ndërsa realiteti është se magjistratët po vijnë në punë me ndikime të tjera.

Pjese nga debati

Gazment Bardhi: “Bëjmë sikur nuk e kemi parë atë që ka ndodhur në konkursin në shkollën e magjistraturës. Sipas raportimeve në media, pa asnjë procedurë transparente janë shtuar dhe ndryshuar rezultatet ditë pas dite. Nga 70 konkurentë shkoi në një listë sa dyfishi I të parës, pa dhënë asnjë shpjegim apo argument të qënësishëm.

Si komision i Ligjeve të thërrasim në një seancë dëgjimore drejtorin e Magjistraturës për të kuptuar cfarë ka ndodhur. Kush ka ndërhyrë dhe pse është ndërhyrë. Kush kanë qenë problematikat që kanë sjellë dyshimin për mbushjen e shkollës së magjistraturës me një listë të re patronazhistës që do të dëmtonte systemin e drejtësisë. Nuk po dua të paragjykoj por duhet të informohemi. Ndodh për herë të parë që një process konkurues vishet me hije dyshimi e skandali. Është urgjente thirrja e seancës dëgjimore, nuk mund të mos bëjmë sikur nuk e kemi parë.”

Pandeli Majko: Shkolla e magjistraturës nuk varet nga Parlamenti. Ka institucione të tjera të strukturës së drejtësisë. E kuptoj shqetësimin por mos e politizoni për patronazhistë se është qesharake. Është një sistem që nuk varet nga ne. Edhe të duam ne ta kontrollojmë nuk e kontrollojmë dot. Është ndërtuar në një mënyrë të tillë që nuk kontrollohet nga PS. Duke vlerësuar shqetësimin që keni, mendoj se situata nuk mund të politizohet. Thirrja e drejtorit të Magjistraturës është e tepërt dhe e paligjshme.

Toni Gogu: Forca politike të cilës i përket Bardhi, sa zbardh dielli deri në muzg përpiqet të jetë e shqetësuar për punët e drejtësisë, sa perëndon dielli i marrin magjistratët me libër shpije.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Michael B. Jordan feston fitimin e Oscar me hamburger në In-N-Out

0
Disa orë pas ceremonisë së 98-të të Çmimeve të Akademisë në Teatrin Dolby të Los Angeles, Michael B. Jordan festoi fitoren e tij për...

Sali Berisha merr pjesë në iftarin e Bashkisë Kavajë për Natën e Kadrit

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, mori pjesë mbrëmjen e së hënës në iftarin e organizuar nga Bashkia e Kavajës me besimtarët...

Halit Ergenc dhe Meryem Uzerli ribashkohen pas 15 vitesh për projektin “Imroz’da Bahar”

0
Aktori kryesor i serialit të njohur turk “Sulejman i Madhërishëm”, Halit Ergenc, dhe aktorja Meryem Uzerli do të rikthehen së bashku pas 15 vitesh...

Pronari i ONIMA, Erkand Shabani, reagon pas arrestimit të Gjestit:”Do të një konferencë për...

0
Pas arrestimit të këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, pronari i kompanisë ONIMA, Erkand Shabani, ka reaguar për herë të parë publikisht për...

Arrestohet një 20-vjeçar shqiptar në Bruksel me 22.5 kg kanabis të sjell nga Bangkok

0
Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në aeroportin e Bruksel pasi u kap me 22.5 kilogramë kanabis në valixhen e tij. I riu sapo kishte...