10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Një gjurmë gishti çon në shkatërrimin e një rrjeti ndërkombëtar droge – Arrestime në Itali dhe Shqipëri

Një gjurmë gishtash e lënë në vendngjarje i hapi rrugën një prej operacioneve më të mëdha anti-drogë të viteve të fundit në Itali, duke çuar në shkatërrimin e një rrjeti të gjerë ndërkombëtar me bazë shqiptare.

Operacioni “Fingerprint”, i zhvilluar nga Karabinierët e Borgo San Lorenzo nën koordinimin e Drejtorisë Anti-Mafia të Firences (DDA), përfundoi pas tre vitesh hetime (2020-2023) me 12 urdhra arresti dhe 20 kontrolle të njëkohshme në 10 provinca italiane.

Arrestimi në Shqipëri

Në kuadër të hetimit, në Portëz të Fierit u kap edhe një prej figurave kyçe të organizatës: Edi (Edison) Hoxha, 41 vjeç, i kërkuar nga drejtësia italiane me urdhër-arrest ndërkombëtar.

Rrjeti kriminal dhe struktura e tij

Hetuesit zbuluan një organizatë të përbërë nga tre celula kriminale, të gjitha të drejtuara nga shqiptarë, që operonin me shtrirje transnacionale:
• Celula e parë: importonte kokainë nga Holanda dhe e shpërndante me shumicë në Itali.
• Celula e dytë: trafikonte kokainë nga Firence drejt Zvicrës, ku shitej me pakicë së bashku me hashash dhe marijuanë. Aktiviteti i tyre shtrihej në kantonin e Zyrihut dhe në disa provinca të Toskanës.
• Celula e tretë: përbëhej tërësisht nga shqiptarë, përfshirë edhe një grua, dhe kishte në kontroll importimin e sasive të mëdha të kanabisit nga Zvicra për tregun italian.

Droga e sekuestruar

Gjatë hetimeve dhe operacionit, policia italiane sekuestroi:
• 2 kg kokainë
• 22 kg marijuanë
• 500 gram hashash

Gjithashtu, 4 persona të tjerë u arrestuan në flagrancë gjatë fazës së hetimit.

Operacioni mobilizoi mbi 100 efektivë, përfshirë njësitë me qen antidrogë, dhe konsiderohet si një prej goditjeve më të forta të kohëve të fundit kundër trafikut të drogës me bazë shqiptare në Evropë.

Autoritetet italiane kanë paralajmëruar se hetimet vazhdojnë dhe priten të tjera zhvillime në lidhje me rrjetin.

L

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...

Yll Limani në mbështetje të Gjestit: “I janë bërë shumë padrejtësi”

0
Pas arrestimit të këngëtarit Gjesti, reagimet nga artistë të njohur nuk kanë munguar. Së fundmi, mbështetje publike për të ka shprehur edhe kolegu i...

Përmbytje tragjike në Kenia, 62 viktima mes tyre 8 fëmijë

0
Të paktën 62 persona, mes tyre edhe tetë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që goditën Nairobi dhe...

Pas arrestimit të Gjesti-t, reagon pronari i “Onima”: “Shqiponja nuk kap miza”

0
Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzave se ka kanosur kompaninë muzikore Onima, ka ardhur edhe reagimi i parë nga pala tjetër...

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...