11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

‘Një hap drejt..’, Shqipëria dhe Kosova themelojnë bursën e përbashkët për energjinë elektrike

Shqipëria dhe Kosova kanë vendosur të themelojnë një bursë të përbashkët për energjinë elektrike, një hap që synon konkurrencën e drejtë dhe çmimet e besueshme. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e shpallën hapjen e bursës në një ceremoni, duke shprehur besimin se ky bashkëpunim do të sjellë avantazhe të rëndësishme për të dy vendet.

Përfshirja në Alpex – bursa shqiptare e energjisë elektrike e themeluar në vitin 2020 – u inaugurua të hënën në një ceremoni ku mori pjesë edhe kryeministri kosovar Albin Kurti.
Z. Kurti tha se falë bashkëpunimit dypalësh, dy vendet kanë mundur të përballojnë krizat energjetike vitet e fundit: Shqipëria u furnizua me energji të bollshme nga Kosova verën e kaluar dhe qytetarët e bizneset e Kosovës kaluan një dimër më të ngrohtë falë energjisë së marrë nga Shqipëria.

Sikur Kosova të mbetej ende treg i izoluar i energjisë, do të kishim tregtuar 9.134 megavatorë energji gjatë muajit shkurt, ndërsa me bashkimin e tregjeve me Shqipërinë, që njihet si ‘market coupling’, kjo shifër arrin në 28.106 megavatorë, pra më shumë se trefish.
Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ndërtuar një mjedis energjetik të qëndrueshëm, të sigurt dhe prosperues. Bashkë për bashkëpunim rajonal, zhvillim ekonomik, sinergji e transparencë dhe mjedis të fuqishëm të investimeve të sektorit privat,
” deklaroi kryeministri Kurti.

E pranishme në ceremoninë e funksionalizimit të Tregut një Ditë Para për Zonën Ofertuese të Kosovës ishte edhe ministrja kosovare e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Rëndësia e kësaj burse dhe funksionimi i përbashkët i tregjeve tona të energjisë elektrike është e vështirë të përshkruhet, sepse është shumëdimensional dhe ndikimet e tij nuk i shohim vetëm sot, por do i shohim ato përgjatë viteve që vijnë. Ky përafrim siguron pajtueshmëri dhe vendos Kosovën dhe Shqipërinë brenda tregjeve europiane të energjisë dhe Alpex është një bllok i rëndësishëm në zbatimin e reformave dhe të obligimeve që kemi për t’u integruar në tregun europian të energjisë elektrike deri në vitin 2030,” u shpreh znj. Rizvanolli.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...