10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

“Një industri e jashtëzakonshme, cilësi tepër e lartë”, zyrtarët grekë vizitojnë fabrikën e Birrës Korça

Fabrika elitare ku prodhohet birra e parë shqiptare birra ‘Korça’ është shëndrruar në një pol të rëndësishëm të qytetit juglindor, e frekuentuar dhe vizituar në çdo stinë të vitit.

Këtë fundjavë në ambientet e fabrikës me standartet maksimale europiane kanë qenë prezentë Prefekti i Rajonit të Greqisë së Veriut dhe ish-deputeti i Parlamentit grek për 3 legjislatura, Jorgos Kasapides dhe Haralambos Karataklides, Kryetar i Dhomës së Tregtisë për ketë rajon.

Teksa janë njohur nga afër me investimin gjigant ata janë impresionuar jo vetëm nga fabrika, cilësia apo teknologjia por edhe nga shija e birrës së freskët të cilën nuk hezituan ta quanin birrën më të mirë shqiptare.

“Cdo herë që vij në Korçë provoj birrën Korça në lokalet e qytetit. Është hera e parë që vij të vizitoj fabrikën dhe e shijova birrën të freskët. Dua të përshëndes të gjithë punojnësit që prodhojnë këtë produkt të shkëlqyer të falenderoj njëkohësisht edhe pronarin Hysenbelliu që ruan dhe konservon këtë cilësi të lartë në prodhimin e këtij produkti, e përgëzoj që ka krijuar këtë indrustri të jashtëzakonshme. Më pëlqen fakti që kjo fabrikë mund të jetë e vizitueshme për të parë cdokush procesin e prodhimit. Është një pol atraksioni në Korcë, që të vijnë të shohin nga afër të gjithë si prodhohet birra, ta shijojnë atë e më pas të vizitojë edhe qytetin e bukur të Korcës.

Më la përshtypjet më të mira kjo fabrikë, që s’ka arsye pse të xhelozojë fabrikat e tjera moderne të europës, pasi konkurron denjësisht me cilësinë e lartë të produktit, teknologjinë e prodhimit dhe gjithë infrastrukturen që unë pashë. Është një sektor që na intereson edhe si pjesë e rajonit të greqisë së veriut që të mund të krijojmë ura bashkepunimi edhe me këte kompani për të rritur aktivitetin e saj prodhues dhe tregëtar edhe në rajonin tonë. Është një shembull i zhvillimit të standardeve europiane të një sipërmarjeje që mund të promovojë Shqipërinë moderne në të gjithë Europën.”- tha Giorgos Kasapides, Prefekt i Rajonit të Greqisë së Veriut, ish-deputet i Parlamentit Grek për 3 legjislatura.

Fabrika e birrrës në Korçë është nje aset i industrisë në Shqipëri me standartet më të larta të cilësisë dhe teknologjisë. Vizitorët e vunë theksin tek urat e bashkpunimit për të rritur aktivitetin prodhues dhe tregtar në rajonet respektive.

“Jam realisht i entuziazmuar që njoha drejtuesit dhe punonjësit e një fabrike që nuk ka pse të xhelozojë asnjë fabrikë tjetër në gjithë Europën. Procesi i prodhimit dhe cilësia e birrës është nga më të lartat, besoj gjithashtu që është një nga birrat që mund të qëndrojë shumë mirë në treg përkrah markave të tjera të njohura dhe të famshme. Ajo që më bëri më shumë përshtypje përvec madhësisë dhe dimensioneve ishin kushtet higjenike absolute dhe normal cilësia e birrës që nuk diskutohet.”- theksoi Charalampos Karataklides, Kryetar i Dhomës së Tregtisë për Rajonin e Greqisë së Veriut.

Në ndalesën e tyre tek fabrika e Birrës Korça dy personalitetet greke përcollën vlerësimet maksimale për birrën Korça si një produkt orgjinal i cili prodhohet në Shqipëri në fabrikën lindja e së cilës daton që në vitin 1928.

/ News24

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...